Apolonia-Teuta, sfide shkollash rumuno-shqiptare

Më shumë se një ndeshje. Një përballje që nga ekipi vendas Apolonia kërkohet me cdo cmim fitore. Po kështu edhe presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu nuk kërkon kurrsesi që ekipi i tij të zhgënjejë pas dy paraqitjeve të pëlqyeshme në dy javët e para.
Te Apolonia e rumunit Silviu Dumitresku, ekipi i vetëm që ende që nuk e ka shijuar pikën e parë, ndihet një mobilizim më i madh, teksa edhe presidenti Kokëdhima, ka premtuar më shumë për formacionin e tij me moshën me të vogël mesatare në kampionat. Në Fier, kanë mbërritur edh edhe dy fytbollistë të tjerë të huaj, sulmuesi nigerian Henri Emanoele dhe mesfushori Kona Mohamed, që së bashku me kapitenin brazilian Zherardinjo, mund të jenë rreziku kryesor për formacionin "djemve të detit" të Sulejman Starovës.
Teuta është e plotë në përballjen me fierakët, me përjashtim të mbrojtësit Albert Duro, që doli me karton të kuq në ndeshjen me Partizanin, ku alternativë janë për në qendër të mbrojtjes janë Entonio Pashaj dhe veterani Arjan Zëre. Starova pret shumë nga dyshja sulmuese Mancaku-Xhafaj, që janë dhe autorët e golave të vetëm të shënuar nga Teuta në ndeshjen kundër Dinamos (3-1)
Kjo ndeshje do të gjykohet nga Aranit Lulaj me ndihmës Mali-Guce.
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
55 ndeshje: 16 fitore Apolonia, 14 barazime, 25 fitore Teuta. Golat: 55-70
Franc Hoxha