Van Basten: “Van Bomel ishte i qartë, Van Nistelroj i ftohtë me mua”

Trajneri i Holandës, Marko Van Basten shpreson se nuk do të ketë më probleme midis tij dhe dy emrave të mëdhenj të futbollit aktual holandez, Mark Van Bomel dhe Rud Van Nistelroj. Mesfushori Van Bomel hodhi poshtë një ftesë të trajnerit për ndeshjet kualifikuese të Euro 2008 kundër Bullgarisë dhe Shqipërisë, ndërsa sulmuesi Van Nistelroj nuk iu përgjigj ftesës së vonshme për të luajtur sërish nën urdhërat e Van Bastenit.
Trajneri i Holandës u shpreh pas kontakteve me të dy lojtarët: "Van Bomel ishte i qartë dhe direkt. Ai nuk dëshiron të luajë më nën drejtimin tonë për "Portokallinjtë". "Ai më tha se i kishte lexuar artikujt rreth tij dhe kishte krijuar përshtypjesn se nuk ai nuk mund të luante futboll më për ekipin kombëtar. E pashë që ishte i qartë, dhe nuk ia vlente më të flisja me të".
Në lidhje me bisedën e bërë me Van Nistelrojin, që po tregon një formë të admirueshme me Realin e Madridit, Van Basten shprehet për distancën midis tyre dhe për rithirjen në Kombëtare.
"Ne folëm për një kohë të gjatë", - thotë Van Basten. "Kur unë e telefonova atë ai ishte duke i dhënë makinës diku përreth Madridi, dhe ai më tha se nëse mund të më telefonte mua më vonë. Pas 90 minutash ai më mori në telefon dhe në folëm për një kohë te gjatë. Biseda nuk solli asgjë, ishte shumë e ftohte dhe ne ndamë opinione të kundërta".