E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku: Tirana është ndarë njëherë e përgjithmonë nga zhvillimi klientelist

TIRANE- JICA i ka dorëzuar sot Bashkisë së Tiranës studimin 2-vjeçar për infrastrukturën në Tiranë. Në këtë studim janë propozuar master-plane me një perspektivë afatgjatë, deri në vitin 2027 si dhe plan-veprimin për projekte prioritare për 4 sektorë si; rrugët dhe transporti urban, menaxhimi i mbetjeve te ngurta; furnizimi me ujë, kanalizimet dhe sistemi i kullimit. Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, tha se raporti i dorëzuar sot nga JICA do të jetë një kontribut i rëndësishëm në punën e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera, për të garantuar në këtë qytet një zhvillim të qëndrueshëm, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet pa plan në këtë qytet të cilat kanë favorizuar klientelizmin dhe betonizuar qytetin.

“Të gjithë qytetarët e Tiranës kanë qenë dëshmitarë se si rreth dy vjet më parë, qyteti ynë me shiun më të vogël, me problematikën më të vogël përmbytej. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë se çfarë problematikash kishte në rrugën “Don Bosko”, të gjithë besoj e mbani mend mungesën e parametrave teknikë dhe mënyrën se si është zhvilluar “Komuna e Parisit”. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë për problematiken e madhe dhe shërbimin jashtëzakonisht te keq që ka pasur linja Kombinat-Kinostudio. Kur morëm drejtimin e Bashkisë, zona të tëra të qytetit kishin mungesë të ujit të pijshëm, sepse ky nuk ishte interesi i ish - kryebashkiakut. Shumë prej jush do të thonë: “të shkuara, të harruara!”. Po, jam plotësisht dakort se kjo është e shkuara e qytetit tonë. Ne sollëm një vizion të ri për qytetin e Tiranës, të reflektuar në planin urban të Tiranës i cili do të bëjë të mundur zhvillimin e qëndrueshëm afat-mesëm dhe afat-gjatë të qytetit tonë. Qyteti i Tiranës ka një plan urban i cili respekton zhvillimin e integruar të pronës, ku zona të tëra të qytetit ishin lënë në harresë. Njësia 8, njësia 10, pjesa autoktone e Tiranës në njësinë nr.2 ishin të pazhvilluara. Plani që ne u kemi paraqitur qytetarëve të Tiranës dhe plani i integruar i infrastrukturës që dorëzon sot ekipi i JICA bën të mundur që problemet e 11 viteve të kaluara të marrin zgjidhje”, – u shpreh znj Tabaku.

Fjala e plotë e zv/kryetares së Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku:

“I nderuar z. Ponari, konsull nderi i Japonisë në Shqipëri, I nderuar z. Koji, përfaqësues i zyrës së JICA për Ballkanin, z. Konomi, përfaqësues i JICA për Tiranën!

Së pari, ju falënderoj shumë për punën e kryer gjatë këtyre dy viteve të kaluara, së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe për dorëzimin e këtij raporti voluminoz, në mbështetje të planit urban të Tiranës. Raporti që JICA ka dorëzuar sot është një kontribut shumë i rëndësishëm, në mbështetje të planit urban që ne kemi miratuar dhe që ka hyrë në fuqi në datën 2 maj 2013.

Ne kemi kryer një punë voluminoze, për të koordinuar kontributin e të gjithë institucioneve, kemi bërë një punë voluminoze së bashku me ekipin e JICA, për te eliminuar zhvillimin pa plan dhe klientelist, që qyteti i Tiranës ka pasur gjatë 11 viteve nga viti 2000 deri në 2011.

Këtu, ne kemi propozimin për master-plane që kanë një perspektivë afatgjatë dhe afat-mesme dhe në mbështetje të planit urban të Tiranës që është për 15 vitet e ardhshme, ne këtu kemi planet në 4 sektorë të rëndësishëm; transport urban, menaxhim mbetjesh të ngurta, furnizim me ujë, kanalizim dhe sisteme kullimi.

Të gjithë qytetarët e Tiranës kanë qenë dëshmitarë se si rreth dy vjet më parë, qyteti ynë me shiun më të vogël, me problematikën më të vogël përmbytej. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë se çfarë problematikash kishte në rrugën “Don Bosko”, të gjithë besoj e mbani mend mungesën e parametrave teknikë dhe mënyrën se si është zhvilluar “Komuna e Parisit”. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë për problematiken e madhe dhe shërbimin jashtëzakonisht te keq që ka pasur linja Kombinat-Kinostudio. Shumë prej jush do të thonë: “të shkuara, të harruara!”. Po, jam plotësisht dakort se kjo është e shkuara e qytetit tonë. Ne sollëm një vizion të ri për qytetin e Tiranës, të reflektuar në planin urban të Tiranës i cili do të bëjë të mundur zhvillimin e qëndrueshëm afat-mesëm dhe afat-gjatë të qytetit tonë.

Kur morëm drejtimin e Bashkisë, zona të tëra të qytetit kishin mungesë të ujit të pijshëm, sepse ky nuk ishte interesi i ish - kryebashkiakut. Qyteti i Tiranës ka një plan urban i cili respekton zhvillimin e integruar të pronës, ku zona të tëra të qytetit ishin lënë në harresë. Njësia 8, njësia 10, pjesa autoktone e Tiranës në njësinë nr.2 ishin të pazhvilluara. Plani që ne u kemi paraqitur qytetarëve të Tiranës dhe plani i integruar i infrastrukturës që dorëzon sot ekipi i JICA bënë të mundur që problemet e 11 viteve të kaluara të marrin zgjidhje. Në 11 vite kishte një mungesë vizioni, kishte një mungesë të qartë prioritetesh për atë që donin qytetarët e Tiranës.

Ne vendosëm prioritet të qartë në shërbim të interesit qytetar, me vullnet, me dëshirë politike, me planin e punës që kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha paraqiti. Ne kemi mundësuar gjatë këtyre dy viteve, që një pjesë e madhe e problematikës në Tiranë të marrë zgjidhje, ne kemi bërë të mundur që qytetarët e Tiranës të kenë atë plan që meritojnë. Nëse deri më sot, qyteti zhvillohej mbi bazën e interesave klienteliste, ne sot atë e kemi eliminuar. Në qoftë se qyteti i Tiranës deri më sot kishte një zhvillim të pakontrolluar, ne atë e kemi eliminuar falë edhe punës së përbashkët që kemi bërë me ekipin e JICA.

Sigurisht, ky plan do të jetë në mbështetje të punës së Bashkisë dhe unë gjej rastin të falënderoj anëtarët e ekipit që kanë kontribuar në këtë punë dhe të garantoj ekipin e JICA se puna e përgatitur në bashkëpunim me drejtoritë teknike të Bashkisë së Tiranës do të garantojë për Tiranën një infrastrukturë moderne dhe evropiane, që do i përgjigjet zhvillimit të Tiranës dhe që do të mundësojë Tiranën moderne e evropiane që ne kemi paraqitur dhe që kemi vizionin të ndërtojmë”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›