E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanet: Lejoni shamitë

Klerikët myslimane kundërshtojnë draftin e ministrisë se Arsimit për ndalimin e vajave te mbuluara me shami ne shkolla. Për here te pare 71 drejtues te xhamive te vendit kane reaguar publikisht duke deklaruar se projektligji i ministrisë cenon te drejtën e shkollimit por edhe tolerancën fetare. Myslimanet i kërkuan ministrisë tu shmanget debateve te tilla qe sipas tyre nxisin ashpërsimin e marrëdhënieve mes tyre. Pak dite pare ministri i Arsimit deklaroi se debati për këtë çështje do te mbyllet ne fund te janarit ne mënyrë qe drafti te kaloje sa me shpejt për miratim. Ministri Myqerem Tafaj la te kuptohet se institucioni qe ai drejton do te mbështesë ndryshimet e bëra ne ligj ku një prej tyre është ndalimi i simboleve fetare ne shkollat 9-vjeçare dhe te mesme. Por edhe pse i ndryshuar ky nen le vend për interpretime pasi ne draft nuk janë cituar se cilat janë simbolet fetare qe ndalohen ne shkolla. P.sh nëse për ministrinë shamia e vajzave myslimane është simbol fetar për myslimanet ajo nuk konsiderohet e tille por detyrim ndaj fesë. Pavarësisht se drafti është hedhur për debat e deri tani nuk ka patur asnjë tryeze te përbashkët ku te gjitha palët te përballin mendimet e tyre ne lidhje me këtë çështje.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?u_HAPr41PbQ","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›