Regjistrimi ne hipoteke e nderteses te ndertuar ne token qe keni ne pronesi
Anilejda Shembitraku
Ne rastet kur qytetaret kane ndertuar ne token e tyre nje objekt pa leje dhe duhet ta regjistrojne ate ne hipoteke duhet te ndjekin nje procedure te re. Fillimisht ata duhet te dorezojne dokumentacionin teknik dhe ligjor. E thene ndryshe duhet te dorezohen te gjitha dokumentet qe tregojne se ku ndodhet objekti sa kate eshte projekti dhe shume te dhena te tjera teknike. Pas dorezimit te dosjes qytetari do te njoftohet se kur duhet te paraqitet me pas ne zyren e regjistrimit te pasurise. Sipas udhezimit te ri specialistet qe punojne ne hipoteka ne raste te tilla kane afat 15 dite per shqyrtimin e kerkeses se qytetareve. Mosplotesimi i ketij afati do te sjelle ndeshkimin e regjistruesit te ZVRPP-se. Ne asnje rast nuk lejohet te behet akt-verifikimi dhe me pas ky i fundit ti dergohet qytetarit. Per cdo paqartesi apo mangesi ne dosje zyra vendore e regjistrimit te pasurive te paluajtshme duhet te komunikoje me shkrim me drejtorine rajonale perkatese te ALUIZNI-t.
Regjistrimi
Udhezimi ka percaktuar se gen-plani i objektit ne shkallen e hartes se zyres se regjistrimit do te konsiderohet si plan-rilevimi. Ne rast se objekti eshte i njejte me siperfaqen e regjistruar ne regjistrin hipotekor ne harten treguese me anen e numrit te pasurise gjendet pasuria perkatese dhe ne te hidhet vetem ndertesa e legalizuar. Pas kesaj shenohet shenja konvencionale lidhese qe bashkon ndertesen me truallin duke ruajtur nje numer pasurie. Hedhja e ndryshimeve ne harte behet ne perputhje me rregulloren e regjistrimit. Ne rastet kur objekti qe duhet te regjistrohet ze vetem nje pjese te siperfaqes se pasurise per te cilen eshte hapur nje kartele sporadike dhe eshte ne regjistrin hipotekor ne fillim do te ndahet pasuria meme ne dy pasuri te cilat do te marrin dy numra te rinj pasurie.
Privatet
Per pasurite e paluajtshme te njohura nga ligji Per sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private dhe nismes se lire te veprimtarive private te pavarura dhe privatizimi duhet te paraqesin kontraten e shitblerjes mes AKP-se dhe bleresit per objektin e privatizuar kontrate per marredhenie me truallin plan-vendosje dhe aktin e dorezimit te nenshkruar nga AKP-ja dhe bleresi. Ne rastet kur AKP-ja ka shitur me nje kontrate te vetme truallin dhe objektin mbi te eshte e mjaftueshme vetem kjo kontrate per te regjistruar si truallin ashtu dhe objektin. Te njejtat dokumente perdoren edhe per rastet e privatizimeve te pasurive te Ndermarrjeve Bujqesore.
PROCEDURA
Menyra e regjistrimit fillestar
Regjistruesi nje person ose cdo grup i ngarkuar nga kryeregjistruesi kerkon qe pronesia dhe kufijte e cdo pasurie duhet regjistruar te dokumentohen duke perdorur kriteret e meposhtme Pronesia dhe kufijte e pasurive te paluajtshme percaktohen nga aktet e fitimit te pronesise sipas Nenit 193 te Kodit Civil. Individet familjet dhe personat juridike private apo shteterore qe zoterojne dokumente pronesie sipas shkronjes a por nuk kane te percaktuar ne to siperfaqen e pasurise se paluajtshme kane te drejte ti paraqesin regjistruesit nje kerkese per regjistrim pronesie e cila duhet te shoqerohet me dokumentin e pronesise me nje plan-vendosje apo gen-planin e pasurise deklaraten noteriale te pronareve fqinje qe vertetojne permbajtjen e kerkeses per pronesine dhe kufijte e pasurise qe pretendohet si dhe kopje te vertetuara nga noteri te dokumenteve te ndryshme qe mbeshtesin kerkesen per regjistrim.
Regjistruesi brenda 30 diteve nga paraqitja e kerkeses duhet ti ktheje pergjigje kerkuesit pas pageses se shpenzimeve te cilat parapaguhen nga kerkuesi. Kunder vendimit te regjistruesit ose ne mungese te pergjigjes me kalimin e ketij afati kerkuesi mund te ankohet ne gjykate. Ne procesin gjyqesor gjykata therret te gjithe pronaret pronat e te cileve jane ngjitur njera-tjetres e te cilet kane interes te ligjshem ne gjykim. Per kalimin ne pronesi te siperfaqes kur ne dokumentin e pronesise eshte bere shenimi oborr ne perdorim kerkuesit duhet tu drejtohen organeve te kthimit dhe kompensimit te pronave. Per rastet te cilat nuk jane subjekt i ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave kerkuesit i drejtohen institucionit te autorizuar nga Keshilli i Ministrave. Procedura e kalimit te kesaj siperfaqeje ne pronesi ne keto raste percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave.
Dokumentacioni
Ja cfare duhet te permbaj dosja
1- Leja e legalizimit te objektit
2- Gen-plani i objektit i hartuar si plan-rilevimi
3- Fragment i ortofotos te objektit te legalizuar qe konfirmon ekzistencen e objektit para dates se kryerjes te fotografimit ajror
4- Planimetria e kateve te objektit te legalizuar dhe cdo dokument tjeter teknik qe sherben per percaktimin e sakte te pasurise se legalizuar. Per shtesat anesore planimetria duhet te jepet per te gjithe objektin dhe te shenohet qarte pjesa e legalizuar.
5- Regjistri i parceles ndertimore
6- Kartela e regjistrimit e pasurise se legalizuar
7- HTR-ja e perditesuar azhurnuar per te gjithe zonen informale
Me paraqitjen e ketij dokumentacioni prane zyres vendore per nje pasuri te caktuar ne fillim do te identifikohet regjistri hipotekor ku eshte regjistruar pasuria meqe pronari i tokes eshte edhe ndertues i pasurise se legalizuar ne ZK . Nr Date ..
K E R K E S E
PER REGJISTRIM LESHIM CERTIFIKATE - KOPJE
PASURI E NJOHUR OSE E FITUAR ME ANEN E NJE AKTI ADMINISTRATIV
ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME .
1. KERKUESI Kerkuesi ploteson pikat 1-5 te formularit
EMRI ATESIA MBIEMRI NENSHKRIMI
ADRESA Te saktesohet dhe me objekte ndertesa ose lokale referuese
ADRESE ALTERNATIVE
Dokument identifikimi
Nr...Date.../.../...
Tel./faks/e-mail
Tel./fax/e-mail alternativ dhe ose celular
2. OBJEKTI I KERKESES
3. INFORMACIONE MBI PASURINE NGA KARTELA te plotesuara sipas rastit nga kerkuesi ose ZRPP-ja
Nr. Z.K. Nr. Pasurise Volumi Faqja
Adresa e Pasurise
4. Dokumentet qe i bashkelidhen kesaj kerkese Dokumentet emertohen me numra njeri pas tjetrit duke percaktuar te dhenat e
meposhtme kopjet e dokumenteve duhet te permenden e numerohen gjithashtu vecmas. Nese dorezohet origjinali dhe nje kopje e njesuar nenkuptohet si
rregull rikthimi i origjinalit. Nese nuk dorezohet nje kopje e njesuar origjinali mbahet dhe mund te demtohet gjate perdorimit.
16 Nentor 2010