E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti Mysliman shume shpejt me nje Xhami e re ne Tirane



Lizeta Duro

Nje dite para festes se madhe sic eshte Kurban Bajrami per Komunitetin Mysliman kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama u shpreh se Bashkia e Tiranes ka gati planin e punes per realizimin e Xhamise se re te kryeqytetit dhe krahas me te te nje Muzeu ne Tirane. Rama tha gjithashtu se Xhamia e re eshte godina e munguar deri me sot per nevojat e Komunitetit Mysliman si dhe eshte edhe kendi i munguar i trekendeshit te harmonise dhe bashkejeteses fetare qe i brendashkruhet qendres se Tiranes si shprehje e nje unikaliteti te jashtezakonshem marredheniesh nderfetare. Neser eshte Kurban Bajrami Sot une dua tu jap ne prag te kesaj nate te mire jo vetem te gjithe besimtareve myslimane te Shqiperise por edhe te gjithe banoreve te Tiranes lajmin se Bashkia e Tiranes ka gati planin e punes per realizimin e Xhamise se re te kryeqytetit dhe krahas me te te nje Muzeu te Tiranes dhe bashkejeteses fetare. Ky projekt vjen pas nje pune shume serioze studimore e pergatitore. Bashkia sot eshte ne gjendje ti pergjigjet pozitivisht kerkeses se perseritur te Komunitetit Mysliman per krijimin e hapesires ku te ngrihet Xhamia e re u shpreh Rama. Sipas kryebashkiakut edhe Komuniteti Mysliman njesoj si dy komunitetet e tjera meriton shtepine e vet te re ne qender te kryeqytetit. Xhamia e re eshte projektuar te ndertohet mbrapa Pallatit te Kultures dhe sipas kryetarit te Bashkise bazuar edhe ne planin e qendres se Tiranes aty eshte gati e gjithe siperfaqja e nevojshme per ndertimin e Xhamise.

Urimi
Gjate prezantimit te ketij projekti Rama ne emer te Bashkise se Tiranes i uroi te gjithe myslimanet per festen e Kurban Bajramit duke u shprehur se te gjithe shqiptaret duhet ta ruajne dhe promovojne energjikisht kete unikalitet si nje pasuri e shembull te pacmueshem qe na takon ta mbrojme me fuqine e tradites dhe tua percjellim brezave te ardhshem permes idesh e kontributesh te reja. Bashkia e Tiranes u uron te gjithe besimtareve myslimane por edhe te gjithe banoreve te kryeqytetit Kurban Bajramin dhe une shpresoj me gjithe zemer qe nga bashkepunimi yne me Komunitetin Mysliman te linde nje Xhami e re qe te jete ne lartesine e aspiratave e deshirave qe njerezit i shprehin njeri - tjetrit ne urimet e kesaj feste tha Rama. Sipas kryetarit te Bashkise se Tiranes tek mesimi dhe shembulli i tolerances qe misherohet ne traditen e bashkejeteses fetare ka qene tradicionalisht elementi i vete bashkejeteses se saj qytetare dhe se Tirana duhet te mbeshtese cdo shprese te veten per nje te ardhme te ndritur.
Festa
Besimtaret myslimane festojne sot Kurban Bajramin i cili njihet edhe si dite e sakrifices. Festa e Kurban Bajramit perputhet me muajin e fundit te kalendarit Islamik Zul-Hidxhe ne te cilin besimtaret myslimane fillojne respektimin e riteve te Kurban Bajramit. Ne kete dite ne boten Islame zbatohet zakoni i flijimit duke sakrifikuar nga nje kurban. Cdo besimtar ne kete feste viziton familjet miqte shoqerine dhe shfaq simbolin e dashurise. Kjo feste mes urimeve detyron besimtaret te kene dashuri me njeri-tjetrin dhe te shtojne sinqeritetin dhe bashkepunimin mes tyre. Ne festen e Kurban Bajramit sipas tradites cdo mysliman i mire sipas mundesive i ofron Allahut gjakun e nje bagetie. Festa e Kurban Bajramit ka si qellim te saj frymezimin e dashurise te triumfit te se mires ndaj se keqes vete pastrimin e shpirtit dhe mbetet nje simbol i sakrifices. Sipas perfaqesuesve te ketij besimi fetar prerja e kurbaneve eshte nje prej treguesve te afrimit tek e verteta. Vlere tjeter e Kurban Bajramit eshte nxitja per dhurim dhe ndihme ndaj atyre qe jane ne varferi e ne gjendje te rende ekonomike si dhe forcimi i raporteve miqesore dhe familjare mes besimtareve. Kurbani ka edhe vleren e falenderimit te Zotit per dhuntite e tij. Komuniteti Mysliman ne Tirane prej kohesh ishte ankuar per mungesen e hapesires ne Xhamine ekzistuese te kryeqytetit. Gjate muajit te Ramazanit besimtaret myslimane per shkak te kesaj mungese falnin namazin pergjate sheshit Skenderbe ndersa vitin e fundit duke qene se ky shesh po rikonstruktohet ata u detyruan ta kryenin kete rrit fetar ne sheshin Nene Tereza.

Bashkia e Tiranes reagon mbas akuzave te kryeministrit Berisha

Bashkia e Tiranes reagoi dje kunder akuzave te kryeministrit Sali Berisha bere ne mbledhjen e djeshme te KRRTRSH-se. Sipas Berishes Edi Rama nuk ka bere asnje investim te madh ne tre mandatet e tij si kryetar bashkie. Berisha tha gjithashtu se Bashkia e Tiranes me kreun e saj eshte shkaktare e trafikut ne kryeqytet sepse ne infrastrukturen e saj ka mungese investimesh sidomos ne rruget dytesore. Ketyre akuzave zedhenesi i Bashkise se Tiranes Florion Serjani iu pergjigj duke thene se kryeministri bllokon te gjitha projektet qe ndermerr bashkia. Sali Berisha mban bllokuar prej vitesh projektet e dy parkingjeve nentokesore tek parku Rinia dhe Sheshi Italia duke i lene te kycur ne sirtaret e qeverise.
Gjithashtu Sali Berisha mban bllokuar prej vitesh kredine e BERZH-it per Unazen e Madhe duke refuzuar te gjitha variantet e bashkepunimit me Bashkine e Tiranes e cila ka marre kredine pasi ka realizuar nje projekt te vleresuar shkelqyeshem nga BERZH-i.
Po Sali Berisha mban bllokuar buxhetin e ketij viti per Tiranen duke mos lejuar qe te sistemohen edhe rruget e fundit dytesore qe kane mbetur tha Serjani. Sipas tij Berisha ka dhjete vjet qe ben te njejten gje. Shan e shpif dhe ka pese vjet qe qeveris me te njejten menyre Blloko dhe akuzo. Zedhenesi i Bashkise shtoi gjithashtu se per te gjitha projektet dhe investimet e munguara te Bashkise se Tiranes fajin e ka kryeministri i vendit dhe se kete gje e dine edhe te gjithe qytetaret e Tiranes te cilet do ti pergjigjen kryeministrit duke e hedhur voten kunder kandidatit te partise se tij ne zgjedhjet e 8 majit.

16 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›