E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Ndërkombëtar i Filmit, Claudia Cardinale nderohet me cmim

DURRËS- Aktorja italiane Claudia Cardinale ka zbritur në tapetin e kuq të festivalit mes duartrokitjeve të adhuruesve të saj të shumtë, ndërsa pak minuta më pas ka qenë protagoniste e një ceremonie të veçantë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Aktorja është nderuar mbrëmjen e sotme në Durrës me çmimin ‘Pjata e Argjendtë’ në natën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, që po zhvillohet në qytetin bregdetar.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka dorëzuar artistes italiane çmimin me motivacionin si figurë ikonë e aktrimit italian.

Aktorja ka qënë e rrethuar gjatë gjithë kohës nga gazetarët dhe adhuruesit e shumtë, ndërsa është takuar me shumë prej tyre si dhe me artistë shqiptarë të pranishëm në Festival.

Ajo ka folur shumë pak, duke shprehur respektin për spektatorët e ngritur në këmbë që e kanë duartrokitur atë gjatë. “Nuk mendoja se kisha kaq shumë fansa në Shqipëri”, - është shprehur Cardinale.

Claudia Cardinale është e ftuara e nderit në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Ajo ka mbërritur mbrëmjen e kaluar dhe të premten në mbrëmje do të prezantojë filmin premierë në vendin tonë “8 ½” (1960) të regjisorit Federico Fellini, me të cilin mbyllet ky edicion i festivalit.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›