Myslimanët protesta pas sulmit në Stokholm
Rreth 100 persona të përkatësisë fetare islame, kanë organizuar një protestë në Stokholm, duke demostruar kundër sulmit terrorist të regjistruar së fundmi në këtë vend. Myslimanët i tremben pasojave negative në perceptimin që mund të kenë komunitetete e tjera ndaj myslimanëve në Suedi. Sipas njoftimeve për mediat, nëpërmjet një letre është njfotuar marrja e përgjegjësisë për sulmin terrorist i cili është kryer nga perosna të fesë islame. Në qendër të qytetit, të shtunën shpërtheu fillimisht një automjet, pak më vonë humbi jetën gjatë një shpërthimi tjetër një atentator vetëvrasës. Policia suedeze mendon, se bëhet fjalë për një "autor të vetëm".
Dëshmitarët okularë shpërndanë video amatore nga sulmet e të shtunës, në të cilat duket një makinë që po digjet e parkuar pranë një qendre aktive tregtare në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Disa shpërthime janë dëgjuar nga makina e shkatërruar për të cilin autoritetet thanë se ishin edhe shpërthime gazi. Pak më vonë, qyteti u përfshi nga paniku kur një shpërthimi i dytë i madh goditi zonën pranë makinës.
Pamjet televizive paraqitën trupin e një njeriu të vrarë që u gjet pas shpërdhimit të dytë. Media suedeze tha se personi i vdekur ishte autori i sulmit vetvrasës që kishte me vete fitila bombash dhe një çantë shpine të mbushur me gozhda. Po sipas mediave, këto të fundit kishin marrë më parë postë elektronike me kërcënime islamiste.
Faqja integraliste islamike e internetit, Hanein.info, ka publikuar një foto të atetnatorit të dyshuar të supozuar vetëvarës në Stokholm, i identifikuar si 29 vjeçari iraken Taimour Abdulëahab. Në konferencë shtypi në Stokholm, Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt tha se autoritetet po i trajtojnë shpërthimet si akte terroriste. Ai theksoi se sulmi ishte një veprim “i papranueshëm”.