Elbasani kërkon fonde për Via Egnatia
06/09/2009 Këshilli Bashkiak i kërkon BE-së 108 mijë euro për fazën e parë. Do të përfshihen shumë njësi vendore
Impakti në zonë. Pritet që të jetë si aksi i dikurshëm duke i dhënë hov turizmit
ELBASAN-Via Egnatia pritet të bashkojë sërish kufijtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë duke nisur nga Italia fqinje bashkë me imazhin e vjetër të udhëtimit me karvanë, hanet tradicionale dhe ndalesat turistike malore. Gjithçka përfshihet në një projekt që tashmë i është depozituar sekretariatit teknik të projekteve në Strugë me qëllim aplikimin në BE për sa i përket mbështetjes financiare. Faza e parë ka një kosto prej 108 mijë eurosh dhe hartohet nga Këshilli i Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Institutin Right Choice dhe SNV.
Projekti i Via Egnatias
Në projekt do të japin kontributin e tyre të gjitha njësitë vendore mes të cilave kalon rruga e vjetër dy mijë vjeçare. Nga hartuesit dhe koordinatorët është vënë si qëllim orientimi i biznesit pranë këtyre segmenteve duke pasur edhe një identitet dhe shërbim që i përshtatet imazhit historik duke nxjerrë në pah të gjitha vlerat e trevave si mikpritja, tradicionalja, kulinaria, kostumet popullore si dhe pjesë të rrugës së vjetër të mirëmbajtura dhe të restauruara. Detajet e projektit dhe idetë e hedhura nga grupet e punës janë diskutuar në një takim mes palëve pjesëmarrëse në hartim. Organizata Holandeze për Kapacitetet SNV është aplikuesi pranë KE-së për fondet dhe qëllimi kryesor është përfitimi dhe realizimi i këtij projekti që I kalon kufijtë. Kreu i Këshillit të Qarkut Blendi Himçi, tha se palët tashmë janë konsultuar dhe projekti është në rrugë të mbarë për të fituar fondet e nevojshme. Ai konfirmon se përfituesit e këtij projekti do të jenë banorët e qarkut të Elbasanit dhe të Strugës ku pritet të ketë zhvillim të turizmit historik dhe malor. “Ne jemi shumë optimistë për këtë projekt pasi qëllimi është që të sjellim atë çka bota ka kohë që e promovon, turizmin e ndërthurur me bazë atë historik. Elbasani ka fatin që të ketë në pjesën më të madhe të territorit shumë objekte historike ndër të cilat edhe gjurmë të Via Egnatia-s si dhe objekte që lidhen me të. Kjo do ta bëjë të gjithë zonën shumë atraktive. Kjo rrugë do të përshkohet me kafshë si dy mijë vjet me parë. Sigurisht që do të investohet në bashkëpunim me komunat, bashkitë dhe biznesin për të krijuar sa më shumë mundësi dëfrimi, akomodimi dhe sa më shumë tërheqje për vizitorët. Kjo guidë do t’i shërbejë zonave për zhvillim, do t’i shërbejë turistëve dhe po kështu zhvillimit të të gjithë territorit”.
Impakti
Projekti ndërkufitar Shqipëri-Maqedoni “Zhvillimi i Via Egnatia-s si destinacion turistik” është ndërmarrë në kuadrin e fondeve Cross Border TPA 2009. Hartimi i tij u nis nga Këshilli i Qarkut në bashkëpunim me SNV Shqipëri dhe Institutit Righ Choice. Mbështetja që i dha SNV e provuar tashmë për hartimin e këtyre projekteve ka bërë që shumë shpejt të hartohet dhe brenda 3 muajve të dërgohet në Sekretariatin teknik nëpërmjet të cilit bëhet edhe aplikimi për fondet e Këshillit Evropian. Impakti pozitiv i këtij projekti do të jetë në drejtim të rritjes së cilësisë së jetës në komunitetin që jeton përgjatë Via Egnatia në të dyja anët e kufirit si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni duke përdorur turizmin si një mekanizëm zhvillimi. Kështu në projekt do të përfshihen 11 njësi vendore të qarkut të Elbasanit duke filluar nga bashkia Peqin, komunat Përparim, Pajovë, Bradashesh, bashkia Elbasan dhe komunat Labinot Fush, Polis, hotolisht, Qukës, bashkia Prrenjas, Rrajcë për të vazhduar në anën tjetër të kufirit në Vefçan, Strugë dhe Ohër të Maqedonisë. Vetë hartuesit kanë vendosur si objektiv kryesor në rast të miratimit të fondeve, krijimin e një masterplani që synon rivitalizimin e Via Egnatia, rritjen e bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni dhe sidomos transferimin e eksperiencës nga Maqedonia në Shqipëri për shkak të një stadi zhvillimi të mëvonshëm ndaj këtij lloj turizmi nga vendi ynë. Kostoja totale e projektit është 108 359 Euro(108 mijë euro). Një tjetër objektiv është edhe mbrojtja e objekteve historike përgjatë kësaj rruge, të cilat janë dëmtuar dhe po shkojnë drejt degradimit.
Do të përdoret kalldrëmi tradicional i Kalasë
Projekti 1.5 milionë euro rikthen 1 km të Via Egnatia
ELBASAN- Via Egnatia do të rikthehet me imazhin e saj dhe formën e mijëra shekujve më parë nëpërmjet një projekti madhështor të mbështetur nga Këshilli i Evropës në gjatësinë e Kalasë së Elbasanit, vend ku janë ende gjurmë të rrugës më të vjetër lindje-perëndim. 1.5 milionë euro është fondi i venë në dispozicion për ndërtimin e segmentit rreth 1 mijë metra në mesin e Kalasë që korrespondon me rrugën e quajtur sot Kristoforidhi. Këshilli i Evropës ka mbështetur projektin me kusht që Bashkia të mbulojë rreth 25% të projektit e përkthyer ndryshe rreth 45 milionë lekë të reja. Institucioni vendor i është përgjigjur menjëherë këtij kushti. Projekti është hartuar i plotë nga Bashkia Elbasan dhe është dërguar pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili duhet të jepte edhe shqyrtimin më pas miratimin. Duket se përdorimi i llojit të kalldrëmit ka sjellë edhe ndryshimin e projektit që po vonon edhe fillimin e punimeve. Kështu Instituti i Monumenteve ka kërkuar që të përdoret kalldrëmi tradicional i kalasë dhe jo e kombinuar me mermer. Pasi të bëhen këto ndryshime projekti do të marrë miratimin dhe më pas do të përcillet në KRRT e qytetit. Kjo fazë sipas Tabakut do të kalojë shpejt dhe shpresohet që brenda muajit gusht maksimumi në shtator të fillojnë punimet në investimin madhor të këtyre viteve brenda në Kalanë e Elbasanit. Kjo rrugë që pritet të rikthejë imazhin e rrugës së vjetër e quajtur Egnatia të ndërtuar nga romakët në shekullin e dytë para Krishtit, ka si qëllim edhe tërheqjen e mjaft turistëve. Zbulimi i mureve të Kalasë, një investim privat duke ndërtuar një ndër komplekset më të bukura në Elbasan ishte sinjali i parë për vlerat e Kalasë së Elbasanit. rindërtimi ose imitimi i Via Egnatia-s i bashkohen qëllimit të kreut të bashkisë Qazim Sejdini për t’i kthyer identitetin Elbasanit si një qendër për turizmin historik.
Historik
Via Egnatia u ndërtua aty nga shekulli II para Krishtit dhe kishte qëllim qarkullimin e mallrave Lindje-Perëndim. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të thjeshtuar "Rruga Egnatia", në një pikë, vlerësuar nga Straboni e baraslarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilën janë shkruar dy itineraret të përfshira duke mbërritur më pas në stacionin vijues të parë zonën e quajtur Klodiana e quajtur Mansio Colaodiana nga një burim i tretë itinerari Itinerarium Burdigalese. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato përshkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polisit, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbin.