“Ikën” moti përvëlues, temp. gjatë javës deri 35 gradë
Metereologët nga shërbimi meteorologjik “Meteoalb” bëjnë të ditur se gjatë kësaj jave do të kemi mot të kthjellët, përjashtuar pasditen e së mërkurës, kur do të ketë shira në zonat malore, në veri dhe verilindje të vendit.
Temperaturat, që javën e kaluar arritën deri në 40 gradë celcius, pas rënies me 5 gradë ditën e djeshme, do të ruajnë të njëjtat vlera deri të enjten e kësaj javë, kur do këtë një rritje prej 2 gradë celcius.
Parashikohet që në zonat malore temperatura maksimale të ngjitet deri në 27 gradë; në zonën e ulët deri 36 gradë dhe në bregdet temperatura maksimale do të arrijë në 35 gradë celcius.