Prezantohet fillimi i fazës së parë
Brenda pak ditësh pritet të fillojnë punimet e hidrocentralit të Ashtës, i cili do të jetë i katërti i vendosur mbi kaskadën e lumit Drin. Dje në komunën e Bushatit kompania “Verbund”, firma koncencionare që do të punojë për ndërtimin e veprës hidroenergjetike, ka prezantuar fillimin e fazës së dytë të punimeve. Në këtë takim merrnin pjesë drejtuesit më të lartë vendorë të qarkut të Shkodrës, drejtues të projektit, përfaqësues të kompanisë “Verbund” dhe përfaqësues të kontaktorëve pjesëmarrës në zbatimin e projektit. Drejtori menaxhues, Dietmar Reiner, bëri një prezantim të shkurtër të projektit duke u shprehur se: “Faza e parë mbaroi sot dhe ka zgjatur 18 muaj. Kjo kishte të bënte me marrjen e lejes dhe procedurave të tjera teknike, tashmë brenda pak ditësh do të nisë faza e dytë. Kjo ka të bëjë me fillimin e punimeve dhe përfundimin e ndërtimit të pjesës së parë të hidrocentralit, që është Ashta 1. Më pas do të nisin punimet në pjesën e dytë tek Ashta 2 dhe ndërtimi i hidrocentralit do të mbarojë në vitin 2012. Faza e fundit është periudha e mbarimit të koncencionit,kur në vitin 2043 i gjithë investimi do ti dorëzohet shtetit shqiptarë”.
#