Zgjedhjet lokale në Itali, test për Berlusconin

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 15:32
Italianët iu drejtuan sot kutive të votimit, në zgjedhjet e pjesshme lokale, që shihen si test për kryeministrin italian, Silvio Berlusconi.
Votimi që do të vazhdojë edhe nesër, mund të dërgojë një aleat të qendrës së djathtë në pushtet, ndërsa aleatët e Berlusconit mund të përballen edhe me një rreth të dytë për pushtetin lokal të Milanos.
Zgjedhjet lokale po mbahen në kohën kur politikani miliarder përballet me një rënie të jashtëzakonshme të popullaritetit të tij. Berlusconi gjithashtu po përballet me një proces gjyqësor, për marrëdhënie seksuale me një prostitutë të mitur.
Këto zgjedhje janë testi i fundit i madh për popullaritetin e Silvio Berlusconit, para se t’i përfundojë mandati në vitin 2013.