Portugali, nis marrëveshja për koalicionin qeveritar

Në Portugalinë e përfshirë nga borxhe të larta, socialdemokratët konservatorë dhe Partia Popullore me orientim të djathtë kanë rënë dakord për formimin e një koalicioni qeveritar.
Sipas mediave vendase qëllimi i partnerit qeveritar është që kryetari i socialdemokratëve, Pedro Passos Coelho, të zgjidhet kryeministër para samitit të 23 qershorit.
Socialdemokratët në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit dolën si forca politike më e fuqishme.
Ndërkohë detyra kryesore e qeverisë do të jetë që të zbatojë kushtet e vëna për paketën me ndihmë prej 78 miliardë eurosh nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.