E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Sulmet e NATO, krim kundër njerëzve tanë

Tadiç gjate vendosjes se kurores ne memorial

BEOGRAD- “Kjo luftë ishte një krim kundër vendit tonë dhe njerëzve tanë, dhe nuk kam asgjë për të shtuar,” tha Tadiç në ditën e 13 vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Tadiç ishte në qytetin Aleksinac për të përkujtuar viktimat e bombardimeve të NATO-s, ku ai vendosi një kurorë në Memorialin për viktimat e sulmit në atë qytet, qytet në të cilin u vranë shumë civilë.

Kurora vendosën edhe ministri i Mbrojtjes dhe shumë zyrtarë të tjerë, ndërsa ceremonia u ndoq nga shume qytetarë.

Siç raportojnë mediat vendase, Aleksinac, një qytet me 17.000 banorë, më 5 prill 1999, në orën 21:35 u godit nga avionët e NATO-s me 6 rraketa me fuqi të madhe shkatërruese, që goditi qendrën. Nga sulmi u vranë 11 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›