"Miss Wall Street"
Nuk i ka mbushur ende të 40-at, por revista "Time" e ka futur në listën e "100 personave më me influencë të botës", duke e vënë përkrah Michelle Obama, Hillary Clinton dhe Oprah Winfrey. Meredith Whitney është futur në kategorinë "Titani". Arsyeja? "Një prej gjërave më të vështira për një analist të "Wall Street"-it është të lundrojë kundër rrymës në mes të një tregu të turbulluar, i cili vazhdon të rritet, ndërkohë që të tjerët pasurohen pas shpinës tënde".
Por çfarë ka bërë Meredith Whitney për të qenë e para në botën e financës? Ishte tetori i vitit 2007 dhe "Wall Street"-i vazhdonte të forcohej. Një ditë të bukur, pikërisht më 31 tetor, ajo u paraqit në "Wall Street" si një menaxhere e vërtetë: bionde, e veshur me kostum dhe këpucë me taka. Meredith bëri publike analizën e saj financiare mbi gjendjen e "Citigroup", gjigantin bankar amerikan që sot është në kushte të mjerueshme. Ajo u tha investuesve të kishin kujdes, sepse "Citigroup" nuk do të vazhdonte edhe për shumë kohë t‘u jepte kredi tremujore aksionistëve. "Mund të shtrëngohet dhe shumë shpejt do të jetë i detyruar të shesë copëza me vlerë të koleksionit të saj. Mendojmë se ka nevojë për 30 miliardë dollarë kapitale të reja", shkruan Whitney. Pasi u bë publik raportit i firmosur nga Meredith Whitney, titujt e aksioneve të "Citigroup" dhe të "Dow Jones" nisën të bien. Që nga ai moment, ekspertët kujdesen për sektorin financiar të Shteteve të Bashkuara sikur të ishte "një gjigant me këmbë prej balte", ndërsa Whitney u bë një personazh mjaft i njohur, e ftuara e nderit e çdo emisioni ekonomie. "Unë u besoj shifrave dhe ato që janë të gabuara ose të rreme i njoh", thekson ajo. Në fund të fundit kjo ishte ajo që kishte ëndërruar gjithmonë. Pas shkollës së mesme në Virxhinia (të cilin e përfundoi në një kolegj vetëm për vajza), u diplomua për ekonomi në Universitetin "Brown", në Rhode Island. Më pas vendosi të linte Uashingtonin për Nju Jorkun (ku jeton aktualisht me familjen), për të hyrë në botën e "Wall Street", e joshur nga dëshira për të bërë karrierë dhe për të fituar para.
Mbi skenarin klasik të atij që bëhet krejt rastësisht i famshëm, miqtë dhe të afërmit tregojnë detaje që e bëjnë edhe më interesante jetën e famëmadhit të radhës. Për Whitney-n, njëra nga motrat kishte rikujtuar se pasioni i Meredith nuk ishte financa, por veterinaria. Motra tjetër ka treguar për disa televizione dhe për të famshmen "Wall Street Journal" një ndodhi të Meredith kur ishte 8 vjeçe. Ajo kishte sjellë në shtëpi 200 dollarë për një javë, duke shpërndarë kopjen e gazetës "Washington Post". Sigurisht që këtë gjë e kishte bërë edhe me ndihmën e disa shokëve, por atyre nuk u kishte dhënë asnjë qindarkë.
E vërtetë ose legjendë kjo nuk ka rëndësi. Çdo detaj i shkon përshtat Meredith Whitney-t, ashtu siç i rri ky kostum i bardhë që ka veshur. Në pak kohë arriti të përshtatej me Nju Jorkun dhe tanimë duket sikur e ka kaluar të gjithë jetën këtu. Nuk bën jetën e atyre që janë të fiksuar pas punës dhe vërdallosen gjithë ditën nëpër rrugët e "Wall Street"-it. Shkon çdo ditë në palestër (edhe tani që është e famshme nuk e ka lënë, madje ngrihet që në 5 të mëngjesit dhe stërvitet me një trajner personal), më pas lexon lajmet e gazetave. Shkon në punë në orën 07.30 për të punuar mbi bilancet e bankave e ato financiare dhe shkon shumë vonë në shtëpi. Kur i mbarojnë bateritë, pushon dy orë sa për t‘i karikuar.
Meredith është shumë e zonja në punë dhe kjo është vënë re edhe brenda bankës "Oppenheimer & Co". Në harkun kohor të pak viteve është bërë aq e famshme, saqë emri i saj është i dyti në klasifikimin e "Forbe‘s" për analistët e shoqërive financiare. Tanimë ishte një yll dhe shfaqej herë pas here në televizor. Gjatë një emisioni takoi edhe burrin që më pas do të ishte bashkëshorti i saj: John "Bradshaw" Layfield, 43 vjeç nga Teksasi, me profesion ‘komentues financiar‘ për kanalin televiziv "Fox News Channel". Kritik si Whitney, JBL, siç e thërrasin të gjithë, debatoi për një orë me analisten bukuroshe dhe pasi përfundoi emisioni, darkuan së bashku. Bashkëjetuan 4 muaj, më pas u martuan. Përralla vazhdon duke ndjekur skenarin klasik. Martesa nuk e pengoi Meredith-in ta vazhdonte punën, madje raport pas raporti ajo tregonte gjithnjë e më shumë profesionalizmin e saj për atë që analizonte.
Shumë mund të kenë shtruar pyetjen se si një grua si Meredith arriti të kapërcente çdo limit dhe të bëhej një yll, duke qenë se rreth botës së bursës ka shumë analistë të zotë. Dikush ka menduar ta gjejë përgjigjen te kombinimi mes respektit absolut që ajo ka për numrat dhe atë çka ato tregojnë.
Kur Meredith u bë e famshme, jeta e saj ndryshoi. Shfaqej shumë shpesh në televizor, madje analizat e saj financiare bëheshin tituj kryesorë në gazetat ekonomike. Më 1 mars të këtij viti, Whitney u largua nga "Oppenheimer & Co" dhe themeloi "Meredith Whitney Advisory Group Llc". Gjeti një zyrë të madhe 300 metra katrorë në katin e 40-të të një pallati në "Lexington Avenue". Punësoi disa analistë të rinj, dy sekretare dhe një shitës të raporteve të tyre financiare. "Kam bërë gjithçka vetë pa u kërkuar asnjë dollar financim personave që punojnë me mua", ‘qahet‘ ajo.
Ka të drejtë. Është momenti i saj dhe duhet të shfrytëzojë faktin që ka arritur në atë pikë ku çdo fjalë e saj ndikon në mbarëvajtjen e "Wall Street"-it dhe kushtëzon zgjedhjet e menaxherëve të mëdhenj të bankave dhe sigurimeve. Por sa do të zgjasë kjo? Këtë as ajo vetë nuk e di. Me siguri nuk do të përsërisë atë eksperiencë që pati disa vite më parë Elaine Garzarelli, analistja e famshme që humbi kontrollin e bursës më 1987-ën. Arriti të bëhej një yll brenda një nate. Mbeti e tillë për pak kohë, pastaj dalëngadalë dritat e yllit filluan të shuheshin një e nga një, sepse yje të tjerë do të zinin vendin e saj.