Të gjithë të çmendur pas Obamës...
Për tetë vjet me radhë, ndoshta shumë prej amerikanëve u vinte turp të shqiptonin emrin Amerikë, sepse bëhej fjalë për Amerikën e Xhorxh Bushit, atë të torturave, të kampeve të përqendrimit, të arrogancës teo-ideologjike, apo ekonomisë së sëmurë. Pas 11 shtatorit të 2001-shit dhe një tjetër shtator. Atij të 2008-ës, ku jo vetëm bankat e mëdha, por edhe artizanët e thjeshtë tregonin se i gjithë faji ishte i "virusit amerikan", historia e gjatë e dashurisë mes botës dhe "zonjës me pishtar" në dorë dukej se kishte mbërritur drejt divorcit. Pastaj erdhi një burrë i çuditshëm, pak profet, pak ciceron, me ngjyrë dhe një shitës i mrekullueshëm i imazheve, me një emër të pazakontë, Barak Husein Obama. Kështu, dashuria, që në të vërtetë nuk kishte pushuar kurrë së ekzistuari, u rikthye sërish në publik. Sot, shumica e vendasve janë krenarë që janë amerikanë. Udhëtimi në SHBA, pavarësisht recesionit, frenimeve dhe torturave ligjore të lidhura me shërbimet e sigurisë të atyre që dëshirojnë të shkojnë në Nju Jork, Boston, Çikago, nuk i frenon aspak ata që duan të shkelin në "tokën e premtuar". Numri i vizitorëve italianë dhe francezë në tremujorin e parë të 2009-ës është rritur me shifra të jashtëzakonshme. Dhoma e Tregtisë llogarit se vlera e pazareve të bëra nga turistët evropianë ka arritur trefishin e asaj që turistët amerikanë harxhojë në udhëtimet e tyre në Evropë, të ndihmuar edhe nga pozita e dollarit ndaj euros. Pasioni për gjithçka që është amerikane, që duket jo korrekt dhe i sikletshëm në shumë vende evropiane pas ditëve të hidhura të marsit të 2003-shit drejt pushtimit të Irakut, tani ka ndryshuar. Është më se e drejtë, thuajse e detyruar të tregosh entuziazëm dhe shpresë në Amerikën e Barak Obamës. Më 4 nëntor të 2008-ës nuk pati qytet në Evropë dhe botë që nuk festoi si i çmendur fitoren e tij. Një fitore që do t‘u dhuronte shumë shpresë.
Në vitet e "barrierës së madhe koralore" mes Lindjes dhe Perëndimit, adhuruesit e të majtës së ëndrrës amerikane ishin të detyruar të konceptonin doktrinën e "dy amerikave", duke theksuar se mbështesnin atë më të mirën dhe urrenin atë të keqen. Dy gjysmat e Amerikave tani janë bashkuar në një imazh të vetëm. Nuk është më e nevojshme të gënjesh në formularët e aplikimit për vizë se ke qenë ose je pjesë e ndonjë partie komuniste. Me bekimin e shokëve kinezë, që "hanë" mijëra tonë letër debite të amerikanëve për të mbështetur dështimet e Wall Street-it dhe për të mbyllur vrimat e një bilanci që vazhdon të shpenzojë rreth 150 miliardë dollarë në vit, për të ushqyer 35 mijë ushtarët e mbetur ende në Irak, mund të racionalizohet dashuria për djepin e kapitalizmit. Marka "Hummer" e ndërtuar nga imitimi i makinës që përdoret nga ushtria amerikane dhe prezantuar në botë nga Arnold Shvarceneger, që kishte gjashtë të tilla, u ble nga fabrika kineze "Sinchuan tengzhiong heavy industrial Machinery coporation". Sot, raftet e magazinave të mëdha dhe librarive janë të tejmbushura me libra, imazhe, bluza dhe suvenirë të frymëzuar nga Presidenti i ri. Për të gjithë ata që nuk duan ose nuk mund të kalojnë oqeanin Atlantik, në të gjitha vendet mund të gjesh pika ku tregtohen statuja që e ofrojnë Obamën në formate të ndryshme, shenja të qarta të një adhurimi për tokën e premtuar. Nëse mund të ketë dyshime mbi efektet konkrete të "paqes mes qytetërimeve", të ofruar nga Presidenti në Kajro, nuk mund të ketë dyshime mbi rezultatet e sondazheve globale të bëra nga agjencia "Reuters" më 4 qershor. Ato flasin qartë se popullariteti i SHBA-së është në rritje kudo nëpër botë, ku përjashtim bën vetëm Polonia. Italia renditet e treta në botë, menjëherë pas Indisë në klasifikimin aktual të filo-amerikanëve paszgjedhjeve, me 55% në favor të saj, por e para në Evropë ku popullariteti i Amerikës po rritet në mënyrë të jashtëzakonshme në krahasim me janarin e këtij viti: plus 13 për qind në Francë, 11 për qind në Gjermani, Spanjë dhe Holandë, madje 25 për qind më shumë në Turqi pas vizitës së tij të fundit atje. Vetëm Rusia e Putinit qëndron e ankoruar në një antiamerikanizëm paradoksal (sot një rus në pesë të tillë ka një opinion të mirë për SHBA-në) për ata që rujanë devotshmërinë sekrete që çdo qytetar sovjetik ushqente ndaj çdo gjëje që kishte lidhje me Amerikën. "Brand of America", marka e Amerikës, është sërish fitimtare, edhe pse gjithmonë e më shumë virtuale. Sot 90 për qind e xhinseve, pavarësisht emrit të tyre vijnë nga Meksika, ndërsa mjetet elektronike me siguri prodhohen në Kinë apo Tajvan. Megjithatë, te shumë mbetet ende dyshimi që Amerika mund të mos ndryshojë aq sa pritej, gjë që mund të çojë drejt shuarjes së zjarrit të dashurisë. Përpjekjet e Obamës për t‘i vënë në jetë premtimet e bëra gjatë fushatës presidenciale, si dhe udhëheqja e denjë e vendit drejt tejkalimit gradual të krizave janë vlerësuar shumë nga sondazhet serioze në Amerikë dhe popullariteti i lartë i Presidentit dhe vendit të tij në këto gjashtë muajt e parë të udhëheqjes ka rëndësi të madhe për suksesin e tij në të ardhmen. Aktualisht në shumë vende të botës Amerika ka nisur një histori mbushur me dashuri dhe përkëdhelje, duke lënë pas krahëve Evropën e akullt në kohën kur në krye ishte Bushi. Mes pjesës tjetër të botës dhe Amerikës ka nisur sërish një bashkëjetesë e harmonishme, në pritje të ndonjë zënke "normale". Sepse, siç thonë burrat për gratë dhe e kundërta "bota nuk arrin të jetojë me Amerikën dhe nuk arrin të jetojë pa të".
Popullariteti i SHBA-së
Plus 6 për qind
Është rritur me 6 për qind në 6 muajt e fundit
Sipas një sondazhi të Ipsos të bërë në 22 vende, tre të katërtat deklaruan se kanë një opinion pozitiv për SHBA-në
Plus 25 për qind
Në vendin e vetëm mysliman ku u zhvillua sondazhi, në Turqi, popullariteti i "tokës së premtuar" është rritur me 25 për qind pas vizitës së Obamës
8 për qind në Kinë dhe 1 për qind në Indi
48 për qind është mesatarja e tyre që kanë një opinion të mirë për Barak Obamën në Arabinë Saudite, Emiratet Arabe, Egjipt, Kuvajt, Liban, Jordani
Vendet ku nuk është rritur popullariteti
Rusi 18 për qind (të qëndrueshëm), Poloni 48 për qind (është ulur me 4 për qind) dhe Republika Çeke 35 për qind (është ulur me 1 për qind)
11 shtatori
Të nesërmen pas 11 shtatorit dhe sulmit të kullave binjake identifikimi me Amerikën ishte në maksimum
Evropa e vjetër
Gjatë kohës që SHBA-ja po përgatitej për të pushtuar Irakun, Franca dhe Gjermania, që ishin kundër, u cilësuan si "Evropa e vjetër"
"Freedom fries"
2003: "Jo" e Francës për luftën. Në SHBA "french fries" u quajtën "freedom fries"
Torturat
Abu Ghraib, Guantanamo: Amerika po bëhej gjithmonë e më shumë simbol i torturave dhe padrejtësive
"Yes we can"
Bushi largohet me një popullaritet jashtëzakonisht të ulët. Në skenë shfaqet një profet i ri që mendon ta çojë Amerikën atje ku i takon, Barak Obama