E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Fitzgerald të martën nëKosovë

PRISHTINE-Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Mark Fitzgerald, do të vizitojë Kosovën të martën, ka bërë të ditur KFOR-i.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra për media e KFOR-it, Fitzgerald do të vizitojë Shtabin qendror të KFOR-it, më 13 korrik, por nuk është theksuar arsyeja e vizitës së tij.

Vizitat e zyrtarëve të lartë të NATO-s janë shpeshtuar kohëve të fundit.

Fitzgerald, për herë të fundit, ka vizituar Kosovën gjatë javës së fundit të muajit qershor, ndërsa në fillim të kësaj jave, në Kosovë ka qëndruar edhe admirali tjetër i NATO-s, James Stavridis.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›