E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, pajisje satelitore KQZ-së dhe Policisë së Shtetit

28-07-2011 / Gazeta 55

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i huazoi sot një numër telefonash satelitorë Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mbështetje të veprimtarisë të tyre në zonat e thella rurale gjatë përsëritjes së zgjedhjeve vendore më 31 Korrik 2011. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth me këtë rast deklaroi: “Pajisjet do të mbështesin kapacitetet e institucioneve të shtetit shqiptar në fushën e komunikacioneve gjatë përsëritjes së zgjedhjeve vendore edhe në zonat më të thella, në të cilat mungon mbulimi i plotë i rrjeteve të telefonisë celulare. Çdo qytetar shqiptar gëzon të drejtën e votës dhe që vota e tij ose e saj të numërohet, pavarësisht nëse vota është hedhur në qytet apo në një luginë të thellë”- u shpreh Wollfarth.
Përveçse do të huazojë pajisjet e saj, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbulojë kostot e komunikacioneve për administrimin e përsëritjes së zgjedhjeve. Një mbështetje e njëjtë iu ofrua Policisë së Shtetit edhe gjatë zgjedhjeve vendore të mbajtura më 8 Maj 2011.
Asistenca ofrohet në kuadrin e mbështetjes së vazhdueshme të Prezencës ndaj institucioneve të shtetit shqiptar për të bërë të mundur administrimin e suksesshëm teknik të procesit zgjedhor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›