Basha: Asnje biznes te perbashket me Fazllic

Ministri i Jashtem, Lulezim Basha ka hedhur poshte akuzat e opozites per biznese te perbashketa me afaristin boshnjak Damir Fazllic.
Basha i ka cilesuar akuzat si shpifje te opozites, te cilen e ka konsideruar si “e keqja” e vendit.
“Familja ime nuk ka asnje biznes te perbashket me Fazllic. Kjo eshte vetem nje fushate histerike e se keqes dhe e se liges qe do te behet edhe me e keqe. E keqja po pergatitet te marshoje serish ne kete vend, por kjo eshte nje beteje qe e mirepresim, pasi perballja me te keqen eshte virtyti me i larte. Vendi sot eshte shkeputur nga kthetrat e krimit dhe mafias qe bashkejetonte me pushtetin”, ka pohuar Basha.