NATO: Ngrohja e klimës, rrezik për sigurinë

Ngrohja e klimës "mund të sjellë pasoja të mëdha në fushën e sigurisë" dhe vendet e NATO-s duhet ta përdorin Aleancën Atlantike si një forum për të ndërmarrë një punë të gjatë dhe të vështirë për të përballuar sfidat që ajo paraqet, theksoi sot kreu i ri i NATO-s.
Sipas tij, vlerësimi i nivelit të oqeaneve, thatësirat dhe rënia e prodhimit ushqimor rrezikojnë të shkaktojnë greva dhe konflikte, ndërsa shkrirja e akullnajave polare arktike mund të rrisë tensionet në rajon.
"Mendoj se është detyrë e NATO-s të jetë një forum konsultimesh dhe bisedimesh lidhur me problemet" e ngrohjes së klimës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen përpara gazetarëve, në kuadrin e një konference shtypi në Londër.
"Ndryshimi i klimës mund të sjellë pasoja të rënda në fushën e sigurisë, por reagimi nuk mund të jetë vetëm ushtarak", bëri të ditur ai, duke theksuar se zyrtarët politikë kanë një rol për të luajtur në reduktimin e kuotave të gazeve me efekt serrë dhe në përgatitjen përballë katastrofave të mundshme natyrore.
Hapja e mundshme e rrugëve të reja detare për lundrim dhe fakti që "mund të arrijmë më lehtë në burimet në Arktik" mund të sjellë gjithashtu rritjen e "faktorëve të konkurrencës në rajon", shpjegoi Rasmussen.