"Biblioteka e Bushatllinjëve", çel ditët e trashëgimise Europiane në Shqipëri
"Biblioteka e Bushatllinjëve" do të çeli ditët e trashëgimise Europiane në Shqipëri. Ky eveniment ka në qëndër të saj ekspozimin e librave të vjetër që datojnë nga shek.18-të. Biblioteka u themelua si institut i përgjithshëm prej Mehmet Pashë Plakut dhe u mbajt e pasurua nga djemtë e tij, sidomos Mustafa Pasha që përmendet si njeri studioz që kishte mëkëmbur një bibliotekë me libra frëngjisht dhe turqisht, të cilat në fund ia fali vakëfit të Shkodrës. "Në bibliotekën e Vakëfit ka pasur afro 3000 volume teologjie, jurisprudence e libra të ndryshëm fetarë, tekste shkencore mbi fizikën, shkenca natyrore, matematikë, gjeometri, filozofi, astronomi, histori etj.Ekspozimi i librave do të bëhet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në orën 18:00.