E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjesohen 20 mijë kv produkte ushqimore jashtë kritereve

Asgjesohen 20 mijë kv produkte ushqimore jashtë kritereve të sigurisë ushqimore dhe penalizohen rreth 20 subjekte që operojnë në tregun shqiptar.

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Genc Juka deklaroi se ky institucion ka realizuar rreth 8 mijë inspektime në të gjithë vendin. Produktet e asgjësuara kanë qenë kryesisht të importuara dhe kanë pasur problem me datën e skadencës.
 

Sipas drejtorit Juka gjatë inspektimeve problem janë vënë re edhe në infrastrukturën e tregjeve në rrethe të ndryshme ku kanë mungur investimet prej pushtetit vendor.
 

Pritet që së shpejti AKU të marrë edhe disa funksione shtesë që kanë të bëjnë me mbrojten e bimëve dhe kafshëve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›