“Unaza e Madhe”, MPPT: Toka është në pronësi të shtetit
Ministria e Tranposteve ka reaguar në lidhje me debatin e krijuar sot me pronarët e tokës përmes të cilës do të kalojë "Unaza e Madhe" e kryeqytetit.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e ministrisë së transporteve theksoi se militantët e Partisë Socialiste u përpoqën që të ndalnin punimet e unazës.
Sipas saj ata bllokuan punimet me pretendimet se nuk janë bërë shpronësimet e tokës ndërkohë që toka është në pronësi të shtetit.
“Debati për Unazën e Madhe është ispiruar nga kryetari i bashkisë Edi Rama i cili po bëhet pengesë për ndërtimin e saj.Punimet kanë filluar në atë pjesë që është konfirmuar se toka është në pronësi të shtetit dhe jo në pronësi private siç pretendohet” theksoi zëdhënësja.
Ministria e tranporteve gjithashtu thekson se në ato pjesë ku toka është private do të ndiqet procedura për shpronësim.