Padia e Mediut “ngec” tek prokurori i Tiranës
06/04/2009 Dosja në vend numëro, ende sdihen procedurat që do të merren nga Prokuroria
Kryeprokurorja u padit nga ish-ministri i Mbrojtjes për nxjerrje të sekretit hetimor
TIRANE- Kallëzimi penal i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka mbetur në vend numëro. Prokuroria e Tiranës që ka regjistruar kallëzimin në ngarkim të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe drejtorit të Hetimit e Ndjekjes Penale, Sokol Stojani, ska kryer asnjë veprim hetimor për të zbardhur pretendimet e kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediut. Në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet ndalimi i publikimeve të akteve të hetimit, por nën nenin pasardhës, atë 104 thuhet se nëse shkelet neni 103, ndaj personit që e kryen regjistrohet procedim disiplinor. Procesi hetimor jo vetëm që nuk po kryhet, por dosja deri tani është lënë në mëshirë të fatit mbi tavolinën e punës së prokurorit të rrethit Genti Xholi. Burimet pranë organit të akuzës kryeqytetase thanë se drejtuesi i Prokurorisë ka analizuar materialet e ndodhura në kallëzim dhe fill pas kësaj ai duhet tia kalonte për veprime të mëtejshme një prokurori, i cili më pas do të kryente hetimet e para me qëllim identifikimin e elementëve të veprës penale. Edhe pse padia është bërë dy javë më parë, kallëzimi vazhdon të qëndrojë në zyrën e Kryeprokurorit të Tiranës. Rregulli i përcakton që pas shqyrtimit të dosjes, materiali i kalon një prokurori, që do të ngarkohet me procedurat e mëtejshme. Mirëpo siç duket kjo gjë pritet të mos ndodhë, pasi hetimi i Ina Ramës dhe Sokol Stojanit përbën konflikt interesi. Cilido nga prokurorët që do merrte dosjen do të jepte dorëheqjen, pasi në dosje objekt hetimi është Kryeprokurorja dhe drejtori i hetimit, persona këta që urdhërojnë dhe kontrollojnë të gjitha procedimet penale në Shqipëri. Lidhur me këtë fakt kallëzimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të vazhdojë të “analizohet”, deri në kohën kur të provohet se pretendimet e ngritura prej tij, nuk bazohen në prova konkrete. Ndërkohë që edhe nëse ato do të provoheshin ligjërisht, Kryeprokurorja Ina Rama do të merrte nga Këshilli i Prokurorisë vetëm një vërejtje disiplinore.
Pretendimet
Në padinë e Fatmir Mediut thuhet se më datën 25 prill 2008 Ina Rama, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me grupin e prokurorëve që janë marrë në hetimin e çështjes referuar më lartë, kanë organizuar një konferencë për shtyp në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke jo vetëm publikuar në mënyrë të paligjshme përmbajtjen e aktit procedural të heqjes së imunitetit tim si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe duke i shpërndarë gazetarëve të pranishëm kopje të këtij akti. Ndërkohë që për prokurorin Sokol Stojani ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pretendon se ai ka komunikuar elektronikisht nëpërmjet mesazheve (SMS) me gazetarët e pranishëm në emisionin “Opinion” të televizionit “Klan”, të datës 19 mars 2009. Në këtë emision televiziv Mediu ka qenë i ftuar përballë disa gazetarëve. Gjatë ndërprerjeve të emisionit në fjalë dhe pas tij, nga gazetarët e panelit kam konstatuar dërgimin në aparatet përkatës celularë të mbi 10 SMS-ve nga numri telefonik i regjistruar në emër të Sokol Stojanit. Lidhur me këtë veprim të prokurorit Stojani, Mediu është shprehur ironikisht se prokurori ka pasur mundësinë ta pyeste atë në Prokurori dhe jo në emisione televizive. Madje Mediu shkon edhe më tej duke pohuar se kur është paraqitur në Prokurori për tu njohur me akuzën, prokurori Stojani ka kërkuar informacion nga eprorët nëse ish-ministri ishte marrë në pyetje apo jo.
Çparashikon akuza ndaj Ina Ramës dhe aktet ligjore që e mbrojnë Kryeprokuroren
Ligji nr. 10 051, datë 29.12.2008
“Për disa shtesa dhe ndryshimi në ligjon nr 8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Drejtimi në Prokurori
Neni 3
Në nenin 7, pas pikës 1 shtohen pikat 1/1, 1/2 e 1/3 me këtë përmbajtje:
“1/1. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve me përvojë pune jo më pak se 10 vjet në sistemin e drejtësisë dhe shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale.
1/2. Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë për 5 vjet, me të drejtë riemërimi.
1/3. Pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlershëm me vendin e mëparshëm. Ai nuk përfiton nga kjo e drejtë, në rastet kur shkarkohet për shkelje të Kushtetutës, për shkelje të rëndë të ligjit ose për akte dhe sjellje, që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit të Përgjithshëm”.
Neni 3/ç
Shmangia e konfliktit të interesit
1. Drejtuesit e Prokurorisë së rrethit gjyqësor, drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, prokurorit të Apelit, prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme apo Prokurorit të Përgjithshëm, kur gjendet në një çështje penale në rastet e parashikuara në nenet 16 e 17 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, i ndalohet ti japë urdhra dhe udhëzime, me shkrim, prokurorit të çështjes apo të ndikojë në çdo mënyrë tjetër.
2. Në këtë rast drejtuesi në konflikt interesi njofton, me shkrim, Prokurorin e Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm, kryesisht ose me kërkesë, vendos me shkrim për përjashtimin e drejtuesit në konflikt interesi nga procedura e dhënies së urdhrave dhe udhëzimeve. Në këtë vendim, Prokurori i Përgjithshëm cakton nëse dhe në çpjesë kanë vlerë veprimet e kryera në bazë të urdhrave dhe udhëzimeve të dhëna më parë nga drejtuesi në konflikt interesi.
3. Në rastin kur Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet nxjerrja e një urdhri apo dhënia e një udhëzimi në një procedim, në të cilin ai është në konflikt interesi, atëherë ai deklaron, me shkrim, gjendjen e konfliktit të interesit dhe njofton prokurorin, që i ka kërkuar nxjerrjen e urdhrit apo dhënien e udhëzimit. Në këtë rast, urdhri apo udhëzimi nxirret nga prokurori më i vjetër në detyrë, drejtor në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Neni 248 i Kodit Penal
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërputhje të rregullt të detyrës nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jo materiale të padrejta, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet si dhe me gjobë 30.000 lekë deri në 1 milion.
Pjesë nga neni 103 i Kodit të Procedurës Penale
Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv. Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm i akteve jo sekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.
Neni 104 i Kodit të Procedurës Penale
Shkelja e ndalimit të publikimit, e bërë nga nëpunësi i shtetit ose i një enti publik, kur nuk përbën vepër penale, është shkelje disiplinore. Në këtë rast prokurori njofton organin që ka të drejtë të marrë masa disiplinore.
Përcaktimi në Kushtetutë për Kryeprokurorin
Aktualisht në Kushtetutë, dokumentin themeltar të shtetit, janë dy nene që flasim për Prokurorinë. Në nenin 149 thuhet se "Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit”. Ndërsa hetimi i Kryeprokurorit mundësohet vetëm me ngritjen e një komisioni parlamentar.
Padia e Fatmir Mediut për Ina Ramën
Në datën 23 mars të këtij viti avokatët e ish-ministrit, Petrit Serjani dhe Ardian Visha bënë publike padinë e parë ndaj një Kryeprokurori shqiptar, duke e kthyer tashmë në një precedent. Në padinë e lexuar mes të tjerave thuhej se “Unë shtetasi Fatmir Mediu, paraqes këtë kallëzim penale për shtetasen Ina Haxhi Rama me detyrë Prokurore e Përgjithshme. Faktet penale që i atribuoj kësaj shtetase konsistojnë në: Publikimin e paligjshëm të materialeve sekrete dhe jo sekrete të dosjes penale nr. 3 të vitit 2008, të regjistruar edhe në ngarkimin tim si shtetas. Më datën 25 prill 2008 shtetasja Ina Haxhi Rama, në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me grupin e prokurorëve që janë marrë në hetimin e çështjes referuar më lartë, kanë organizuar një konferencë për shtyp në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke jo vetëm publikuar në mënyrë të paligjshme përmbajtjen e aktit procedural të heqjes së imunitetit tim si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe duke i shpërndarë gazetarëve të pranishëm kopje të këtij akti. Kryerja e veprimit të mësipërm vjen në kundërshtim me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenin 6 pika 2 e ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. I lidhur ky veprim i Prokurores së Përgjithshme me dashjen dhe qëllimin e saj kriminal në kryerjen e veprës penale të diskreditimin politik dhe publik të figurës time si dhe pasojave që konsistojnë në dëmtimin e interesave të mia si shtetas, të partisë politike që unë përfaqësoj, gjykoj se: Konsumimi i veprës penale të “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe/ose ai i “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nga ana e Prokurores së Përgjithshme, me ose pa bashkëpunimin e prokurorëve që kanë qenë prezent në konferencën e shtypit, është i plotë dhe i provuar”.
Përgjegjës edhe ushtarakët
Shpërthimi në Gërdec dhe të akuzuarit për tragjedinë
TIRANE- Dosja voluminoze me 81 fashikuj pritet të gjykohet në datën 4 maj në Gjykatën e Lartë. Për të kryer disa “manovra”, para procesit gjyqësor ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu që është edhe i pandehur në dosjen Gërdeci, kreu një kallëzim penal në ngarkim të Kryeprokurores Ina Rama dhe prokurorit Sokol Stojani. Ndërkohë që në listën e gjatë të të pandehurve janë katër gjeneralët e ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha, Zija Bahja, Agim Lala dhe Shpëtim Spahiu. Gjatë procesin hetimor është vërtetuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre këta persona kanë shpërdoruar detyrën ushtarake që kryenin në forcat e armatosura shqiptare. Hetimi i kësaj ngjarje tragjike vërtetoi një numër të madh pasojash që kanë ardhur si rezultat i një seri shpërthimesh të ndodhura në ish-repartin e tankeve në Gërdec, i cili i ishte dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, një shoqërie private për kryerjen e proceseve të çmontimit industrial të municioneve. Shpërthimet masive kanë shkaktuar dëmtime shumë të rënda të interesave të shtetit dhe të shtetasve, duke krijuar një situatë tejet të rëndë social-ekonomike dhe dëmtoi sigurinë në gjithë rajonin që preku kjo ngjarje. Hetimet paraprake vërtetuan se kjo ngjarje shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 11 personave, plagosjen e lehtë të 31 personave dhe dëmtime të natyrës më të lehtë të 260 personave të tjerë, pa përmendur këtu lëndimin e shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë.