E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në NATO, sot ngritet flamuri kombëtar në Bruksel

Kryeministri Sali Berisha, do të marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar në selinë e NATO-s, në Bruksel për ngritjen e flamurit kombëtar të Shqipërisë dhe Kroacisë, si dy anëtarët më të rinj të Aleancës, përkrah flamujve të 26 vendeve anëtare të NATO-s. Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në këtë ceremoni, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer do të jenë të pranishëm 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë të kryesuar nga Kryeministrat e dy vendeve. Delegacioni zyrtar shqiptarë i cili do të kryesohet nga Kryeministri Berisha do të ketë në përbërje të tij edhe Ministrin e Punëve të Jashtëm, Lulzim Basha dhe ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Artur Kuko. Banda ceremoniale e NATO-s do të luajë fillimisht himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe himnin e NATO-s. Këtë ceremoni do ta përshëndesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer dhe më pas, do të mbajnë fjalët e tyre të rastit Kryeministri Berisha dhe Kryeministri i Kroacisë Sanader.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›