NATO: Reduktimi s`e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admiralin Samuel J. Loklir, i cili shoqërohej nga komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler.
Pacolli, mes të tjerash, ka përsëritur kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë në kuadër të NATO-s, ndërsa ka kërkuar që eprorët e kësaj force të shkollohen në akademitë e ndryshme ushtarake të Aleancës.
Në anë tjetër, admirali Samuel J. Loklir tha se gjatë vizitave që i ka bërë Kosovës në gjashtë muajt e fundit, ka vërejtur një varg ndryshimesh pozitive.
“Kosova dhe NATO kanë bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe do ta vazhdojnë këtë rrugëtim”, tha ai.
Duke folur për zvogëlimin e trupave të KFOR-it, Loklir tha se “ky zvogëlim nuk e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë”.