E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov vizitë zyrtare në Tiranë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ditën e enjte dhe të premte më 17 dhe 18 mars, me ftesë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi do të qëndroj për vizitë dy ditore zyrtare në Tiranë.

Sipas mediave maqedonase Presidenti Ivanov përveç që do të takohet me homologun e tij Topi, do të ketë takime edhe me krerët e tjerë më të lartë të shtetit shqiptar.

Qëllim i kësaj vizite do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dy palësh si dhe bashkëpunimit rajonal në kontekst të integrimeve euroatlantike

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›