E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e shpallin Putinin qytetar nderi të Kosovës

Një grup përfaqësuesish të serbëve të veriut, që veten e quan Kuvendi i Komunave Serbe, ka shpallur kryeministrin rus, Vladimir Putin, qytetar nderi të Kosovës.

"Dekorata do t`i jepet më 23 mars, gjatë vizitës që Putini do t`i bëjë Beogradit", tha shefi i Federatës Ruse në Prishtinë, Andrej Shogorov, i cili mori pjesë në ceremoninë në Zubin Potok.

Kryetari i të ashtuquajturit Kuvend të Komunave Serbe, Radovan Niçiç, tha se vendimi është marrë "nisur nga fakti që Putini dhe bashkëpunëtorët e tij janë shqetësuar për integritetin territorial të Serbisë më shumë se vetë Beogradi".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›