E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Scheffer do ti jape ftesen Shqiperise

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, do t’u dergoje ftesat zyrtare Shqiperise dhe Kroacise, qe t’i bashkangjiten aleances.

Scheffer ka marre njoftimin e Departamentit amerikan te Shtetit se te gjitha vendet anetare te Aleances kane dorezuar protokollet e ratifikuara per anetaresimin, ne Uashington.

Lajmin e ka konfirmuar kabineti i Scheffer ne Bruksel.

Sipas zedhenesit te departamentit, Gordon Duguit, dy vendet do te behen anetare me te drejta te plota ne samitin e 60-vjetorit te krijimit te NATO-s ne fundjave.

Pas fteses zyrtare se Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Shqiperia dhe Kroacia do t'i dorezojne instrumentat e tyre ratifikuese ne Departamentit e Shtetit dhe me pas konsiderohen anetare te rregullta te Aleances.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›