Ferrari, suksesi varet nga shkenca
Zero pike pas gares se pare ne Formula 1 per Ferrarin. Nuk eshte rasti i pare, qe Ferrari ben paraqitjen me te dobet, qe pas vitit 1992, kur Zhan Alesi dhe Ivan Kapeli kishin garuar me makina, nder me te keqijat te ndertuara ndonjehere, ne Maranelo. Sigurisht, Cmimi i Madh i Australise ishte nje gare ne vetvete dhe nuk eshte tregues per ecurine e metejshme te kampionatit. Disa nga perfaqesuesit e Ferrarit, per deshtimin e fundit thone se ishte gabim nese duhej filluar me goma te buta, por e njejta taktike u ndoq edhe nga Robert Kubika. Per te reduktuar hendekun me skuderite e tjera, drejtuesit e Ferrarit thone se duhet te punojne ne nje pakete, me keto komponente; aerodinamika, performanca dhe besueshmeria. Luka Baldiseri, duket realist: "Une nuk e mohoj se kemi menduar titullin ne vitin 2008, nderkohe kemi 4-5 muaj qe ndeshemi me zhvillimin, ne pjesen me te madhe te konkurrences. Me kete revolucion te rregullores, tani duhet te futemi ne fushen e kerkimit shkencor te aerodinamikes. Nje fushe e cila aktualisht per F-1, eshte themelore".