E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Fitore, ndaj Danimarkes

Sulmuesi i kombetares sone, qe aktivizohet ne Danimarke, Besart Berisha, pas mberritjes se kombetares sone ne kryeqytetin danez eshte vene ne qender te medieve vendase. Ai deklaroi: "Shqiperia do te arrije nje rezultat pozitiv, ndaj Danimarkes". Besart Berisha aktivizohet ne sulmin e ekipit te Horsens, ne kampionat danez dhe njihet mire nga kundershtari i radhes, per kombetaren tone. Optimizmi i Berishes eshte trajtuar gjeresisht, per vete faktin se ai gjate javeve te fundit ka shenuar disa gola dhe eshte shnderruar ne nje protagonist per ekipin e tij. Megjithate, sulmi kuqezi, ku ben pjese Berisha, ne ndeshjen e fundit, ndaj Hungarise eshte vene serish ne qender te kritikave. Kuqezinjte, pervec Maltes ne Tirane, nuk e kane gjetur porten, ne pese ndeshjet e tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›