Ne Danimarke, sot seanca kryesore
Humbja qe pesoi kombetarja me Hungarine, ka ndikuar edhe me keq pas ndeshjes ne kampin kuqezi, pas mberritjes ne Danimarke. Mesohet se lojtaret e kane humbur sensin e humorit. Nderkaq stafi teknik eshte duke u perpjekur qe te rregulloje anen psikologjike, qe dihet se eshte nje faktor i rendesishem, per te shenuar nje sukses ne futboll. Kombetarja zhvilloi dje stervitjen ne kryeqytetin danez, ne vigjilje te ndeshjes se radhes ndaj kryesuesve te grupit Danimarkes. Beqaj, Cana dhe Lila nuk do te jene te disponueshem nga kontingjenti qe ka thirrur trajneri Han. Pas skualifikimit, ku mungoi ndaj Hungarise, kontingjentit kuqezi i eshte kthyer edhe mesfushori i Tiranes, Ansi Agolli. Sot, ne orarin e ndeshjes kombetarja do te stervitet ne stadiumin ku do te perballet neser me Danimarken.