E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina e Maradones dhe Mesit, me argetuese se Brazili

Diego Armando Maradona debutoi zyrtarisht me nje fitore te madhe, ne stolin e Argjentines ne prani te publikut vendas, kur ekipi i drejtuar prej tij fitoi 4-0 ndaj Venezueles. Argjentina eshte ngjitur dhe ndjek kryesuesen e grupit te Amerikes Latine, Paraguajin. Brazili, pas barazimit te fundit ne Ekuador zbriti ne vendin e katert, kurse Kili dhe Kolumbia i perfunduan ne barazim ndeshjet e tyre, me shpresen se do te ngjiten mes pese ekipeve te para qe kualifikohen ne finalet e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Paraguai eshte ndalur 2-0, ne nje stadium qe ishte i mbushur plot me tifoze, ne stadiumin e Uruguait. Argjentinasit parashikoheshin, qe te shenonin sukses, nen drejtimin e Diego Maradones. Treshja sulmuese, Lionel Mesi, Karlos Tevez dhe Serxhio Aguero, u shfaq e frikshme dhe spektakolare. Nuk munguan elozhet per sulmuesin e Barces, Mesin, qe sipas Maradones eshte lojtari me i mire i planetit dhe nder me te miret e te gjitha koherave. Venezuela i ka humbur te 16 ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Argjentines. Brazili, barazoi me veshtiresi, ne Ekuador fale lojes se mire ne mbrojtje te Julio Cezar, qe tregoi se eshte nje nder me te miret ne bote. Baptista, qe u aktivizua ne pjesen e dyte shenoi golin e vetem, per pese here kampionet e botes. Kili eshte ngjitur ne vend te trete, ne zonen e Amerikes Latine, pas fitores se fundit ndaj Peruse. Argjentina e Maradones shihet tani si ekipi me i forte dhe krahasimi nuk behet vetem me Brazilin, ne prag te boterorit. Mesit i eshte besuar numri 10, qe mbante dikur trajneri aktual i Argjentines, Diego Armando Maradona. Sipas specialisteve, trajneri nje legjende ne futbollin boteror, ka gjetur pasardhesin e tij. Pas paraqitjes madheshtore te Argjentines, Maradona thekson: "Ne fund te ndeshjes, duhet te mendojme se loja e ka justifikuar apo jo pranine e tifozeve, qe vijne per te pare ndeshjen ne stadium. Argjentina po fiton dhe luan futboll madheshtor. Kjo me pelqen me shume".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›