E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Olsen: E njoh Shqiperine

Trajneri i Danimarkes, Morten Olsen e ka drejtuar ekipin e tij ndaj kombetares sone, ne eliminatoret e Kupes se Botes, kater vite me pare. Danimarka i fitoi te dyja ndeshjet, por Olsen vleresoi lojen dhe disa lojtare te kombetares. "Shqiperia ka nje shume me te forte, se Malta", - tha ai. "Sigurisht, edhe ne ndeshjet e kaluara, ndaj ketij ekipi nuk e kemi pasur te lehte fitoren", - theksoi Olsen. Dy dite para ndeshjes, qe do te zhvillohet ne Kopenhgagen, trajneri i perfaqesueses daneze kujtoi edhe disa lojtare me emer, qe luajne ne arenen nderkombetare, nga kontingjenti kuqezi. "Ne ndeshjet e tre viteve me pare, me kujtohen disa lojtaret cilesore si Lala dhe Skela, qe do te jene edhe ne kete ndeshje perballe nesh", - tha Olsen. Megjithate trajneri danez beson se ekipi i drejtuar prej tij nuk do te gaboje ne permbushje te misionit final, per te marre maksimumin ne kete ndeshje, qe shihet si prioriteti i vetem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›