NATO: Strukturat paralele paraqesin rrezik për sigurinë
Fixherald ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se, strukturat paralele në Kosovë janë të papranueshme. Gjatë qëndrimit të shkurtër në Prishtinë, Fixherald tha se nëse strukturat paralele rrezikojnë paqen, atëherë KFOR-i është i gatshëm të reagojë.
“Çdo strukturë paralele që mund të ekzistojë në Kosovë është e rrezikshme për vendin. Ato, siç kemi thënë edhe më herët, duhet të mos ekzistojnë. Por, nëse veprojnë dhe në këtë rast edhe paraqesin rrezik, atëherë ne jemi të gatshëm të veprojmë për shkak se jemi këtu në bazë të Rezolutës 1244 që e kemi për detyrë të sigurojmë ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha Fixherald.
Gjithashtu ai ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka përparuar mjaft, dhe sipas tij, është në mbikëqyrje të NATO-s edhe për një kohë.
“Ne kemi thënë edhe më herët se jemi pjesë e mbikëqyrjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës prej 2 deri në 4 vjet, derisa ajo të jetë e aftë për të vepruar vetë. Por është detyrë dhe varet nga institucionet e Kosovës se çfarë do të bëjnë më tutje”, tha Fixherald.
Fixherald gjatë vizitës së tij në Prishtinë u takua me komandantin e KFOR-it gjeneralin Markus Bentler.