E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kryqit të Kuq t’i shtohet edhe Gjysmëhëna e Kuqe

Kjo parti pritet ta parashtrojë amendamentin ën fjalë në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Siç ka shpjeguar të enjten në një konferencë sekretari i përgjithshëm i PD-së, Abdullah Klinaku, me amendamentin e propozuar do të shtohet mundësia për ngritjen e fondeve dhe ndihmave të tjera edhe nga shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, dhe sipas kësaj partie, do të sigurohej respektimi i lirive, bindjeve dhe ndjenjave fetare të personelit të kësaj organizate me besim islam.

Gjithashtu, PD kërkon nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizmin e një debati publik përkitazi me këtë projektligj, ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e organizatave të ndryshme humanitare të vendit dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësuesit e Organizatës së Kryqit të Kuq të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›