E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, si vegel per kufizimin e NATO-s

INTERVISTA / Analisti i njohur, Janush Bugajski, nga Instituti per Studime Strategjike ne SHBA, evidenton se Rusia po perpiqet te shfrytezoje shtetin e ri qe te risjelle influencen e saj ne rajon
Kosova eshte duke u shfrytezuar nga Rusia si nje vegel per te perdorur influencen e saj serish ne rajon dhe kete mund ta beje duke provokuar destabilitet ne shtetin e ri dhe per rrjedhoje, pengesa ne zgjerimin e NATO-s. Keto vleresime i beri dje ne nje interviste per Evropa e lire", analisti i njohur Janush Bugajski.
Zyrtari i larte amerikan, Daniel Fried, ka thene se Shtetet e Bashkuara nuk do ta heqin vemendjen nga zhvillimet ne Kosove. Ai ka shtuar se pas pavaresimit, Kosova ka nisje te mbare. Si e komentoni kete prononcim?
Mendoj se eshte nje qendrim i drejte. Disa kane qene te frikesuar se mund te kete nje revolte, ndoshta sulme nga komuniteti serb ose provokime te nxitura nga Beogradi. Njekohesisht, popullata e Kosoves reagoi shume mire, me qetesi festoi, por pa e tepruar. Udheheqja gjithashtu dergoi mesazhe te drejta te pakica serbe.
Rusia fuqishem eshte duke e mbeshtetur kundershtimin e Serbise ndaj pavaresise se Kosoves. Fried ka ftuar Mosken qe te ndihmoje ne stabilitetin e rajonit. Ne nje prononcim te fundit, ju keni thene se Rusia eshte duke shfrytezuar lidhjet e saj ne Ballkan, per te ndalur ekspansionin demokratik ne Evrope. Si e shpjegoni kete rrethane?
Po, Rusia eshte duke e shfrytezuar energjine dhe lidhjet e ngushta me Beogradin, per te penguar zgjerimin e NATO-s. Tenton te krijoje pa stabilitet ne Kosove, per te kthyer influencen e vet ne rajon dhe te ndaloje zgjerimin e metejme te NATO-s. Si te vleresohet politika ruse, eshte dileme e madhe. Pergjigjja me e mire kesaj politike do te ishte uniteti amerikano-evropian dhe zgjerimi i metejme institucional.
Cfare aksionesh mund te presim nga Rusia dhe Serbia ne aspektin e kundershtimit te pavaresise?
Skenari me i keq i mundshem do te jete perpjekja per te copetuar pjesen veriore te Kosoves. Ne Qeverine e Serbise mund te kete elemente qe do te tentojne ta cojne perpara kete skenar. Rusia eshte me e hezituar, sepse nuk deshiron konfrontim te hapur me NATO-n. Kjo do ta le Beogradin ne pozite me te izoluar. Gjithsesi, nje gje e tille duhet te veshtrohet dhe evitohet nga forcat e NATO-s dhe EULEX-it.
Keni thene se jeni ne favor te zgjerimit te NATO-s me Shqiperine, Kroacine dhe Maqedonine. C'do te thote kjo per sigurine dhe stabilitetin e Kosoves dhe te Ballkanit?
Eshte shume e rendesishme. Kjo per Kosoven do te thote se shumica e fqinjeve jane duke levizur drejt NATO-s, pos Serbise dhe Bosnjes, dhe do te sinjalizonte zotimin e Shteteve te Bashkuara, se do ta sjellin gjithe rajonin ne institucionet transatlantike. Dhe, perfundimisht, deshmi se edhe Kosova mund te beje progres drejt NATO-s ne te ardhmen.
T'i kthehemi serish Kosoves. Pas deklarimit te pavaresise dhe njohjes nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore te BE-se, cili do te jete roli i UNMIK-ut dhe EULEX-it ne Kosove?
Plani eshte qe EULEX-i ta zevendesoje UNMIK-un. Pra, misioni i Kombeve te Bashkuara gradualisht do te terhiqet, NATO-ja gjithsesi do te mbetet. Krahas Konferences se Donatoreve do te kemi edhe EULEX-in, per te monitoruar dhe shpresoj jo per te interferuar shume ne punen e qeverise, sepse qeveria ne Prishtine perfundimisht duhet te jete e veteqendrueshme dhe sovrane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›