E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, serbët sulmojnë pesë shqiptarë

Komiteti për Siguri i Komunës së Mitrovicës, nën drejtimin e Rizah Hazirit, nënkryetar i komunës, ka mbajtur mbrëmë vonë ora 22:30 një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është shqyrtuar incidenti i rëndë i shkaktuar nga ekstremistët serbë në lagjen veriore "Kodra e Minatorëve", ku janë sulmuar dhe lënduar rëndë pesë të rinjtë shqiptarë.

Të plagosurve u është dhënë ndihma e parë në spitalin e Mitrovicës, por tre prej tyre për shkak të plagëve të rënda u dërguan në spitaline Prishtinës. Mësohet se më i riu, Irfani është në gjendje më të rëndë. Dyshohet se personat që shkaktuan incidentin i takojnë formacionit paramilitarë serbë "Obraz”.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›