E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, tatimet mbyllin 15 biznese pa kasa fiskale

SHKODER – Mbyllje e aktivitetit për një periudhë 6-mujore për 15 biznese në qytetin e Shkodrës. Kjo është masa e marrë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për subjektet që nuk zbatojnë ligjin.

“Kanë pasur detyrim ligjor për vendosjen e pajisjeve fiskale. Subjekti ka të drejtën që pasi të ketë marrë masa për vendosjen e pajisjeve fiskale të paraqesë një kërkesë drejtorit rajonal për rihapjen e aktivitetit. Kjo do të jetë një punë rutinë e jona, derisa subjektet të zbatojnë ligjin.”,- deklarojnë përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.

Duket se tashmë fatin e mbylljes do ta kenë shumë subjekte në Shkodër, nëse nuk reagojnë në kohë duke plotësuar kriteret e kërkuara për ushtrimin e aktivitetit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›