E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojë nervash dhe pazare për shumicën e re parlamentare në Maqedoni

Në Shkup dhe në Tetovë po vazhdojnë përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare të mandatit të ardhshëm parlamentar dhe qeveritar të Maqedonisë. Po vazhdon edhe një lojë me nerva rreth çështjes se kush do të jetë në kuadër të asaj shumice parlamentarësh të cilën po përpiqet ta formojë Nikolla Gruevski, lider i VMRO DPMNE së dhe partive në koalicion me të, fituesit të këtyre zgjedhjeve të 5 korrikut brenda bllokut politik maqedonas, që fitoi vet 44 vota, ndërsa përmes zëdhënësit të tij, Aleksandar Biçikliski të dielen e lëshoi një balon provues, para takimit të përfaqësuesve të tij me një delegacion të BDI së, se ata, VMRO DPMNE dhe partitë në koalicion, që kanë 44 vende deputetësh, bashkë me PDSH në e Arbën Xhaferit, që ka 11 deputetë, partinëSocilademokrate të re të Tito Petkovskit me 7 deputetë dhe 2 deputetë të RDM e PAE të Liljana popovskës dhe Fiat Canovskit, kishin siguruar shumicën parlamentare prej 64 deputetësh.
Balonën provuese të Biçikliskit pak kush nga njohësit e mirë të rrjedhave politike të këtushme, e ka marrë seriozisht, duke ditur se në Maqedoninë e re të pasmarrëveshjes së Ohrit, që në sistemin e saj politik, legjislativ dhe ekzekutiv ka përfshirë edhe "Parimin e Badinterit", vërtetë a fitues tani brednda bllokut politik maqedonas, por ka dhe një fitues të madh tek blloku politik shqiptar dhe kjo është partia Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin.
"Bashkimi Demokratik për Integrim, me partnerët e tij të koalicionit, konsidron se Qeveria e re duhet të jetë qeveri që ka legjitimitet dhe mandat të votuesit për t'i mbrojtur interesat e tij", ka thënë Ali Ahmeti në deklaratën e tij dhënë mediave në konferencën e shtypit të së shtunës në selinë e BDI së në Tetovë.
"Kjo Qeveri duhet të jetë para së gjithash një qeveri stabile, që do të garantojë vazhdimësi të procesit të filluar të reformave në vend, drejt integrimit në BE dhe në NATO", ka thënë Ahmeti dhe ka theksuar se "Qeveria e re duhet të jet e aftë dhe e guximshme për të realizuar reformat". "Para së gjithash", ka thënë ai, Qeveria duhet të jetë e aftë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si parakushte për një shoqëri funskionale demokratike".
Deklara e Ali Ahmetit, e para pas zgjedhjeve të 5 korrikut, e dhënë të shtunen në Tetovë, është komunikimi i parë, përmes mediave, i Ali Ahmetit, kryetar i BDI së, me Nikolla Gruevskin, lider i VMRO DPMNE së dhe koalicionit që ka fituar shumicën e votave te blloku politik maqedonas.
Analistë të ndryshëm të rrjedhave brenda skenës politike të Maqedonisë, gjithë këtë që po ndodhë tani, kur tashmë janë shpallur edhe zyrtarisht numrat e deputetëve që i kanë fituar subjektete politike që morën pjesë në zgjedhje, vçmas nga e diela, kur VMRO DPMNE doli me njërën prej formulave për formim të shumicës parlamentare dhe me këtë edhe të kornizës së Qeverisë së ardhëshme, kanë filluar ta cilësojnë si ngritje të tensionit në këtë "lojë nervash", të imponuar nga kreu i VMRO DPMNE së, në përpjekjet për të ulur pazarin fillimisht me partitë shqiptare, të dyjat, edhe PDSH në, me të cilën u tha se parimisht janë marrë vesht për gjithë pikat që i kanë përmendur disa herë edhe Antonio Milloshoski e edhe vetë Gruevski, sa i përket stabilitetit politik të vendit, zhvillimit ekonomik dhe trasimit të rrugës për integrimet euroatlantike, por edhe me BDI në, me të cilën është mbajtur edhe zyrtarisht një takim të dielen në mbrëmje ( në delegacione ishin Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi nga BDI dhe Trajko Sllavevski dhe Antonio Milloshoski nga VMRO DPMNE), por edhe pazaret e tjera si me PRSDM të Tito Petkovskit dhe të mos i përmendim fare pazaret e Liljana Popovskës e Fiat Canovskit, kur ende në lojë janë edhe pazaret me partnerët brenda koalicionit parazgjedhor, ku bëjnë pjesë PL e Stojan Andovit, PD ja e Trajanovit, PS ja e Xingos dhe të tjerët edhe më të vegjël se ata.
Edhe sonte, kur po e analizojmë gjendjen aktuale në fushën e formimit të shumicës së re parlamentare në Maqedoni, po pritet një takim i ri gjithashtu i paralajmëruar i përfaqësuesve të VMRO DPMNE me ata të BDI së, me një përbërje të ngjashme si një natë më parë, që duhet të shtjellojnë tema edhe më të ngjeshura, ndër të cilat doli edhe një, nga mediat maqedone, se përfaqësuesit e VMRO DPMNE, që duhet të jenë sërish Trajko Sllavevski dhe Antonio Milloshoski, do të kërkojnë nga BDI që të përtrijë kuadrin e saj në ekzekutivë, në krahasim me atë të deritashmin dhe thuhet se decidivisht kanë kërkuar që Sadulla Duraku, për shembull, ministër i Bujqësisë deri më tani, të mos jet fare në përbërjen e ardhshme të ekzekutivës qeveritare të Maqedonisë!
Thuhet se lojë me nerva po zhvillohet edhe brenda vetë VMRO DPMNE së, brezit të politikanëve të rinjë, grupit të intelektualëve dhe ideologëve të saj në harmonizimin e qëndrimeve se me këtë duhet të shkohet për të formuar një shumicë të qëndrueshme dhe stabile parlamentare, që do ta drejtonte Maqedoninë gjatë katër vjetëve të ardhëshëm.
Pavarësisht se në fillim të fushatës parazgjedhore u tha se këtë herë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk do të përzihen fare në formimin e shumicës së re parlamentare dhe të Qeverisë së re të Maqedonisë, ndërhyrja e tyre ndodhi megjithatë menjëherë pas fillimit të fushatës, kur filluan të ndodhin incidentet, të cilat me ndërhyrjen e tyre edhe i ndërprenë, dhe vetëm tre a katër ditë pas përpjekje të Gruevskit për të formuar shumicën e re parlamentare dhe sidomos nga e diela, kur Biçikliski doli me balonën provuese për atë se ata e kanë formuar një shumicë të re parlamentare me PDSH, PRSDM dhe RDM e PAE në, që kanë gjithësej 64 deputetë, doli në skenë tash fillimisht si i vetmuar Ervan Fuere, Shef i Misionit të KE të UE së, një herë përmes deklaratave të veta në një emision "EUROZUM" të TV SITEL të Shkupit, kur tha se "qeveria e re duhet të ketë karakter multietnik dhe të shprehë vullnetin e shumicës së popullatës së vendit", ndërsa të hënen edhe përmes takimeve të mbajtura në selitë e tyre me Ali Ahmetin në Tetovë dhe Nikolla Gruevskin në Shkup.
"Qeveria e re e re duhet të ketë karakter multietnik dhe duhet të shprehë vullnetin e shumicës së popullatës së vendit", ka thënë Ervan Fuere duke u përgjigjur për këtë çështje në një pyetje të gazetarit që e udhëhiqte emisionin, ndërsa të hënen, pas takimit me Gruevskin ka theksuar se gjatë formimit të shumicës parlamentare i ka sygjeruar Gruevskit dhe ai duhet të takohet me përfaqësuesit e gjithë partive që kanë fituar mandate deputetësh, ndërsa ka përsëritur edhe një herë se qeverinë e re duhet ta formojnë partitë që përfaqëesojnë vullnetin e shumicës së popullatës në Maqedoni.
Projektuesit e idesë ndër maqedonët për defaktorizim të faktorit relevant ndër shqiptarët e Maqedonisë, të BDI së dhe të Ali Ahmetit, që ka filluar që moti për më shumë arësye që i dijnë vetëm ata, të cilët nuk mund të pajtohen kurrësesi me themelet e reja të Maqedonisë, të vendosura në vitin 2001, pas Luftës a Konfliktit, quaje si të duash, dhe me Marrëveshjen e Ohrit, garantues të së cilës janë dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Ndqërkombëtare SHBA, UE, NATO e OSBE këtë ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar të filluar tani edhe për punën e formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë, kanë filluar ta cilësojnë si hiç më pak se "skandal politik".
"Skandal politik është nëse përfaqësuesit e jashtëm në vend bëjnë presion që BDI të hyjë në Qeveri, në mënyrë që ta mbajnë dis stabilitetin e vendit", ka thënë Lubomir Fërçkoski, dikur edhe vetë ministër i dyfishtë në qeveritë e përparshme të ekspertëve dhe të Cërvenkovskit, por edhe këshilltar special i Trajkovskit në kohën e arritjes së Marrëevshjes së Ohrit.
"Stabiliteti afatgjatë dhe demokracia janë të mundshme vetëm nëse partitë shqiptare janë të afta për pluralizëm politik në pushtet dhe në opozitë", ka thënë Fërçkoski, i cili ka potencuar se "nuk qëndron argumenti që në qeveri duhet patjetër të hyjë partia shqiptare që ka më shumë deputetë sepse qeveri formohet mbi bazën e ideologjisë së ngjashme politike".
Fërçkoski ka thënë se "BDI po sillet si fëmijë i lazdruar, në mënyrë që të mos kërcënohen me destabilizim" dhe ka shtuar se "participimi në Qeveri varet vetëm nga profili politik i partnerëve qeveritarë, që e qartëson përgjegjësinë, ndërsa numri i deputetëve nuk mund të jet kriter", thotë ai.
"Formimi i Qeverisë varet nga profili i partive politike që janë në koalicion", thotë Fërçkoski në mësimet e veta që ia jep Gruevskit dhe VMRO DPMNE së, ndërsa shkon edhe më larg duke thënë se "një përfaqësim i tillë në qeveri është ofendues edhe për qytetarët shqiptarë, duke tërhequr vërejtjen për dëmin që mund ta pësojë demokracia maqedone duke lejuar presionet e të huajve për krijimin e skenës politike të këtushme shqiptare pa opozitë. Mirëpo, ka thënë ai, nëse fajal është presion të jashtëm dhe nëse ky është vendim i Gruevskit, ai për këto, nuk ka komente!
Por në Shkup ka edhe të tjerë, që i japin mësime Gruevskit dhe që ia donë të mirën vendit të tyre, Maqedonisë.Ata, ndër të cilët një shumicë e madhe është edhe brenda vetë Këshillit Ekzekutiv të VMRO DPMNE së, thonë se megjithatë Gruevskit, VMRO DPMNE së dhe Maqedonisë i nevojitet një shumicë parlamentare stabile, që do të krijonte bazën e domosdoshme për stabilitet politik dhe për stabilizim ekonomik të vendit e trasim të mëtutjeshëm të rrugës drejt integrimeve euroatlantike.
Duket qartë se, përkundër faktit që nga një herë po zhvillon një lojë me nerva, si Franca në finalen e Kampionatit Botërorë kundër Italisë deri në momentin kur Zinedin Zidan mori kartonin e kuq pas goditjes me kokë në gjoksin e futbollistit italian, Gruevski megjithatë duhet kuptuar pasi lojën po e zhvillon në disa fronte me kreun e opozitës së ardhshme maqedone që udhëhiqet nga LSDM ja, që besohet shumë që do të mbetet pa Vllodo Buçkovskin, me përpjekjet për zvogëlimin e pazarit të të dy partive shqiptare, se i duhet të plotësojë edhe orekset e njerëzve të tij bredna VMRO DPMNE së në ndarjen e posteve, por edhe me përpjekjet për zvogëlim të pazarit të Tito Petkovskit, partner i mundshëm i jashtëm në koalicion me një ideologji krejt tjetër nga e tij dhe e parardhësve të tij në këtë parti tashmë me një profil dhe kuadro të reja, por edhe me partnerët e vjetër brenda koalicionit të tij parazgjedhor, në mesin e të cilëve janë edhe Stojan Andov, edhe Trajanovi, edhe Lubisav Ivanov Xingo dhe të tjerët.
Gruevski megjithatë ka një shans dhe një element pozitivë në gjithë këto lojëra, kohën ende e ka mbështetës të tij.Ai dhe këshilltarët e tij, që duket se janë të fortë në njohjen e rrjedhave të këtushme, kanë ende kohë të mjaftueshme për të harmonizuar interesat e VMRO DPMNE së me interesat e Maqedonisë dhe interesin e shqiptarëve e të faktorit ndërkombëtar, që është stabiliteti politik, prosperiteti ekonomik dhe me këtë edhe trasimi i rrugës për integrime euroatlantike.
Ndërkaq, sa i përket 19 korrikut, si datë të përmendur për thirrjen e mbledhjes konstituive të përbërjes së ardhshme parlamentare të Maqëedonisë, datë për të cilën u tha se janë harmonizuar qëndrimet me më shumë parti të afërta me të e që i kanë dhënë mbështetje formimit të një shumice të re parlamentare, por eedhe me partitë e Buçkovskit, që nuk dihet se deri kur do të jetë në kreun e saj dhe me Georgievskin, që tashmë nuk çon dhe aq peshë në skenën e këtushme politike, pos nëse ky e lëshon shansin dhe ia përsëritë '90 tën VMRO DPMNE së, dhe Mçkin Kamenit e përvjetorit të Republikës së Krushevës dhe Ilindenit, ku do të duhej të shkonte në cilësinë e "Vojvodës", por edhe me ndonjë "vojvodë shqiptar" si në vitin 1903 që shkuan bashkë përfaqësuesit e maqedonëve, shqiptarëve dhe vëllehëve, për të parën, mbledhjen konstituive, mund të arrihet marrëveshja edhe për të, por të lihet edhe për më vonë, ndërsa për të dytën, thuhet se ai edhe mund të shkojë në cilësinë e fituesit të zgjedhjeve, duke lënë hapsirë dhe mundësi që vitin e ardhëshëm të shkojë si kryeministër.
Me gjithë lojërat dhe nevozën, që duket tashmë qartë, në lojë mbeten ende gjithë matematikat dhe gjithë variantat e përmendura më parë, por tani më dukshëm do të jet e pranishme edhe ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare.
Gruevski e ka në dorë ende edhe një kartë shumë të fortë të pashfrytëzuar, takimin e drejtpërdrejtë me Ali Ahmetin, që shumëkënd do ta linte me gishta në gojë. Se cilën kartë tani do ta shfrytëzojë, mbetet të shihet dhe të gjithë po presin edhe njerëzit e tij në Këshillin Ekzekutiv të VMRO DPMNE së, edhe Tito Petkovski, edhe PDSH, edhe partnerët e tij të koalicionit parazgjedhor, me të cilët fitoi në zgjedhje, por edhe Ali Ahmeti me partnerët në koalicionin BDI PPD Liga e Boshnjakëve dhe në fund edhe vetë Cërvenkovski, që nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë asnjë herë nga partia e tij LSDM dhe i cili duhet edhe zyrtarisht t'ia japë mandatin Gruevskit për formim të Qeverisë nëse del edhe zyrtarisht me shumicën e re parlamentare. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare tashmë me sy e veshë është kthyer përfundimisht kah Shkupi.
Ditë e re nafakë e re!

Shkup, 1O korrik 2OO6
QIK/START

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›