NATO do të vazhdojë operacionet në Afganistan
Forcat e armatosura të NATO-s në Afganistan kanë përjetuar humbje të mëdha gjatë fundjavës, me 38 ushtarë të vrarë nga rrëzimi i helikopterit jashtë Kabulit dhe katër ushtarë të tjerë të vrarë në dy sulme të ndara.
"Ka qenë një fundjavë e trishtuar për ISAF-in (Forcën Ndihmëse të Sigurisë) dhe për partnerët tanë në Afganistan. Shumica prej jush kanë raportuar për 38 të vrarët, kur helikopteri i koalicionit CH-47 u rrëzua të shtunën në mëngjes. Të vrarët përfshijnë 30 anëtarë të ISAF-it - që të gjithë amerikanë, shtatë ushtarë të shërbimit afgan dhe një përkthyes civil", tha zëdhënësi i NATO-s Karsten Xhejkobson.
"Ky incident nuk do të ketë ndikim në zhvillimin e operacioneve. Ishte një ditë tragjike, ishte një humbje tragjike. Ne po vuajmë më të plagosur dhe viktima të përditshme. Fushata do të vazhdojë", tha Xhejkobson.