E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hejg: Armëpushimi në Libi duhet t`i plotësojë kushtet e KB

Çdo propozim për armëpushimin në Libi duhet t`i plotësojë kushtet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.Keshtu transmeton “Reuters”, sekretarin e jashtëm britanik, Uiliam Hejg.

"Nuk duhet të ketë armëpushim që nuk i plotëson kushtet e rezolutave 1970 dhe 1973 Këshillit të Sigurimit të KB, dhe që nuk është i pranueshëm për ata që përfaqësojnë opozitën në Libi, përfshirë Këshillin Kombëtar Kalimtar", tha Hejg në Londër.

"Gjithçka, përveç kësaj do të tradhëtonte popullin e Libisë dhe do të ishte në favor të regjimit, i cili shpalli dy armëpushime të pakuptimta që nga fillimi i luftimeve, por as edhe një herë nuk e ndali fushatën ushtarake", ka thënë Hejg gjatë një konference për shtyp me homologun italian, Franko Fratini.

Hejg dhe Fratini thanë se Gadafi duhet të lërë pushtetin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›