E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO e pranishme në Kosovë sa të jetë nevojë

Anders Fogh Rasmussen

Në një intervistë për gazetën kosovare Koha Ditore, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, siguron se NATO-ja do të marrë parasysh situatën në terren para çfarëdo vendimi për ndryshim të pranisë së saj në Kosovë dhe se do të mbetet në Kosovë aq sa do të jetë e nevojshme.

KFOR-i ka menaxhuar situatën në terren në pjesën veriore në një mënyrë të matur, në përputhje me mandatin tonë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me kujdes, vendosmëri dhe paanshmëri, është shprehur Rasmunssen.

Ai në këtë intervistë flet edhe për situatën në veri, për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike dhe insiston se Aleatët dhe partnerët, me gjithë dallimet rreth statusit të Kosovës, janë të përkushtuar që të ndërtohet një Kosovë e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.

Të përballur me nevojën për zvogëlimin e shpenzimeve shumë anëtarë të NATO-s duan të zvogëlojnë edhe kontributin në misionin në Kosovë. Por situata në terren në pjesën e dytë të vitit të shkuar, kur shkallëzoi dhuna në veri, shërbeu si vërejtje se NATO-ja duhet të pres me vendimet për zvogëlim të pranisë në Kosovë. /KD/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›