E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, garanci për të ardhmen evropiane

Demokristianët e shikojnë hyrjen e Shqipërisë në NATO si një garanci për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nënkryetari i PDK-së, Vladimir Beja, përshëndeti dje përfundimin e nënshkrimit të protokollit nga të gjitha shtetet anëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën më të fuqishme politiko-ushtarake të botës. "Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i jep fund një epoke të errët, kur Shqipëria dhe shqiptarët u shkëputën me dhunë nga trungu i tyre i natyrshëm, Evropa, duke ia bashkangjitur atë me përdhunë perandorive të Lindjes", u shpreh Beja. Sipas tij, PDK gjykon se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, në samitin e ardhshëm më 4 prill është një arritje historike e mbarë kombit shqiptar që nuk duhet monopolizuar apo personalizuar nga asnjë forcë politike si në mazhorancë dhe në opozitë. "PDK kërkon nga klasa politike në vend e sidomos nga dy partitë e mëdha që vendin e entuziazmit euforik ta zërë urtësia politike për vlerësimin dhe përmbushjen e detyrimeve që shteti shqiptar është i obliguar të kryejë në kuadrin e aleancës", u shpreh Beja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›