E Diel, 1 Nëntor 2026

Remzi Hoxha, gjashtë dëshmitarë në gjykatë

Ish-shefi i Komisariatit numër 3 në Tiranë, Jani Naçi, ishte një nga gjashtë dëshmitarët e procesit të djeshëm gjyqësor për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995. Jani Naçi tha para gjykatës se me t‘u vënë në dijeni të ngjarjes së rëndë kishte nisur verifikimet e posaçme. Ish-shefi i Komisariatit nr. 3 dëshmoi se drejtues të policisë rrugore në atë kohë kishin konfirmuar zyrtarisht se targa e makinës me të cilën ishte rrëmbyer Remzi Hoxha nuk ishte hedhur fare në qarkullim. Dëshmitarët e tjerë të procesit të sotëm ishin dhe tre ish-inspektorë të SHIK-ut, Uljan Elezi, Sokrat Cala dhe Lefter Muhollari, një shok klase i Ziso Kristopulit dhe mik i vjetër i Avdyl Loshaj. Gjykata dëgjoi me dyer të mbyllura dëshminë e ish-punonjësit të SHIK-ut, Ismet Saliu. Për krimin e kryer më 21 tetor 1995, në bankën e të akuzuarve janë të ulur ish-SHIK-asit: Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Mece dhe Avni Koldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›