Veliaj: Lushnjë, kryeministrat e kanë varfëruar vendin
Kreu i lëvizjes G99, Erion Veliaj, përgëzoi organizimin e tregtarëve agrarë në Lushnjë që kanë marrë tashmë zotimin e bashkisë për të ndërtuar dhe bërë funksional tregun industrial. Teksa theksoi se ata duhet të jenë në gatishmëri që të kërkojnë llogari nëse ky projekt vonohet përtej afatit. Në fshatin Goricaj, Veliaj u mirëprit nga përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve, të cilët parashtruan një seri problemesh me të cilat përballet komuniteti. Sipas fermerëve, qeveria dhe sidomos Ministria e Bujqësisë, nuk ka asnjë lloj vizioni për të stimuluar zonat sipas specialitetit të kulturave që ato kanë zhvilluar tradicionalisht. Duke sjellë shembullin e vendit ku jetojnë, ata thanë që zona e tyre ka qenë gjithmonë kultivuese e pemëtarisë, por tashmë kjo traditë po vdes. Fshatarët thanë se nuk kanë reshtur së punuari dhe që madje kanë qenë fshat pilot për hapësirën e serrave që shkojnë rreth 30 hektarë, por u ka munguar ndihma e shtetit.