E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, mbërrin sot delegacioni shqiptar

Në mesditë pritet të mbërrijë në Rinas delegacioni shqiptar që mori pjesë në Samitin dy ditor të Natos. Pritja ceremoniale e mbërrtjes së Presidentit Bamir Topi, kryeministrit Berisha, Kryetares së kuvendit Topalli, deputetit Patozi dhe Leskaj do të zhvillohet në aeroport. Gjatë pritjes kryeministri Berisha do të ketë edhe një deklaratë për shtyp, në lidhje me Samitin e NATO-s të zhvilluar në Strasburg. Ndërsa aktivitetet festive janë programuar mbasdite kur në sheshin Nënë Tereza kryeministri Berisha do të takohet me studentët e Akademisë së Arteve. Më pas Kryeministri Berisha do të përshkojë në këmbë bulevardin "Dëshmorët e kombit" për të ndaluar para Galerisë së Arteve ku do të takohet me fëmijët. Sërisht në këmbë Kryeministri do të mbërijë në sheshin Skënderbej për të qëndruar në tribunën e mitingut të organizuar me mesazhin "Shqipëria ne NATO". Pas fjalimit që kryeministri do të mbajë në sheshin Skenderbej, një koncert madhështor me këngëtarët më të njohur do të vijojë për të gjithë qyetarët. Në konceret do të jenë artistët Redon Makashi, Alkesander gjoka, jonida maliqi, grupi Kthjellohu, grupi elita 5 si dhe grupi i njohur UB40

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›