Anëtarësimi në NATO,Bregu:Festime në kryeqytet
28 të shtëna topi kanë përshëndetur në mesditë zyrtarizimin e Shqipërisë në NATO. Kështu kryeqyteti shqiptar ka zgjedhur të festojë momentin e dorëzimit të protokollit të NATO-s presidentit Topi, ndërkohë që në qiellin shqiptar fluturonte një balonë me shprehjen e kryeministrit Berisha "Kjo është një mrekulli e lirisë". Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar se këto ceremoni shënojnë vetëm nisjen e festimeve zyrtare për këtë ngjarje historike. Ministrja Bregu ndërkaq ka preferuar të mos komentojë ndarjen e klasës politike edhe në festimet e kësaj dite , duke theksuar se në koncertin e organizuar nga qeveria është ftuar çdo politikan dhe qytetar i vendit.Të dielën në mesditë delegacioni shqiptar mbërrin në Rinas, orë pas ore do të ketë aktivitete të ndryshme që do të kulmojnë me koncertin në sheshin "Skënderbej" ku do të jenë ftuar grupe të njohur shqiptarë dhe të huaj.