E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letrat nga Shqipëria, tani me pullën e NATO-s,



NATO-ja, e emetuar në pullat dhe zarfet shqiptare

Për një javë, korrespondenca postare me pullat e NATO-s

Një letër nga Shqipëria e nisur drejt shteteve të tjera të botës apo dhe brenda vendit do të mbartë me vete dhe 28 flamuj të vendeve anëtare të NATO-s. Posta Shqiptare ka vendosur që për rreth një javë të gjitha letrat që do të postohen nga gjithë filialet e saj

Do të kenë të gjitha pulla me NATO-n. Duke iu bashkëngjitur atmosferës festive të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Posta Shqiptare në vazhdimësi të emetimit të pullës së parë për këtë eveniment më 3 prill 2008, ka udhëzuar të 551 zyrat postarë që në datat 3-8 prill të këtij viti i gjithë shërbimi postar të kryhet me pullat e NATO-s. Në këtë mënyrë të gjithë bashkatdhetarët kudo që ndodhen nëpër botë, në korrespondencën e tyre do të përdorin pullat e emetuara nga Posta Shqiptare në mënyrë që opinioni publik të familjarizohet me faktin se tashmë vendi ynë është pjesëtar i Aleancës Atlantike të Veriut dhe prania e pullave do të bëjë çdo shqiptar të jetë pjesë e krenarisë sonë kombëtare për këtë ngjarje të madhe historike e cila e bën Shqipërinë pjesë integrale të Perëndimit, duke e kthyer në origjinën e saj historike nga e cila e ndau sistemi komunist. Siç tha dhe Kryeministri Berisha, ky eveniment mund të konsiderohet si pavarësia e dytë e Shqipërisë dhe në kuadrin e kësaj atmosfere, Posta Shqiptare ka vendosur në çdo zyrë postare e shumë ambiente të tjera në të gjithë Shqipërinë postera të cilat janë prodhuar në mënyrë të posaçme për këtë eveniment tejet të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›