E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierza arrin në 295.29 metra, prurjet garantojnë prodhimin



Niveli i liqenit të hidrocentralit të Fierzës gjatë ditës së djeshme ka arritur në 295.29 metra, prurjet llogariten në 523 m3/sek dhe prodhimi i energjisë, 7050 MWh.

Burime zyrtare nga Ministria e Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës bënë të ditur dje se në liqenin e HEC-it të Fierzës niveli ka arritur në 295.29 metra, prurjet 523 m3/sek, në Vaun e Dejës niveli është 76.00 metra, prurjet 373 dhe prodhimi 3170 MWh, si dhe në Ulëz e Shkopet niveli është 128.80 metër, prurjet 150 m3/sek dhe prodhimi 1113 MWh. Ky nivel i liqeneve të HEC-eve dhe prurjeve ujore janë rritur si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së dëborës. Liqeni i Fierzës shërben si rregullator për hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit, veçanërisht në periudha thatësire. Ai ka një kapacitet energjitik prej 500 mijë kw/orë dhe një kapacitet ujëmbajtës prej 3,2 miliardë m3 ujë. Po kështu burime nga METE bënë me dijë dje se konsumi i energjisë elektrike nga konsumatorët në të gjithë vendin ka arritur në 16.248 MWh. Ndërkohë, dje, prodhimi i energjisë elektrike arriti në 20.143 MWh, ndërsa eksporti i energjisë elektrike 3.895 MWh. Sipas burimeve, edhe situata hidrike në liqenet e HEC-eve mbi Drin paraqitet e mirë si pasojë e shkrirjes së dëborës dhe reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, por dhe mirëmenaxhimit të kaskadës së HEC-eve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›